Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe anëtarët e qeverisë, në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.
Në fokus të mbledhjes pritet të jetë koncepti “Prania Besnike”, i prezantuar si pjesë e mënyrës së re të organizimit të socialistëve në terren. Ky koncept parashikon një prani më të vazhdueshme të deputetëve, drejtuesve politikë dhe strukturave vendore pranë qytetarëve, me synim evidentimin dhe ndjekjen e problematikave të tyre. Nuk dihet nëse gjatë këtij takimi Kryeministri Edi Rama do të njoftojë mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, siç ka ndodhur zakonisht pas mbledhjeve të këtij formati. Po ashtu, nuk dihet nëse kryeministri do të njoftojë në këtë mbledhje ndryshime në qeveri.
Një ditë më parë u zhvillua edhe mbledhja e parë e qeverisë për këtë sezon, gjatë së cilës u mësua se ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, dha dorëheqjen, pas thuajse një viti në këtë detyrë. Më herët Rama ka zhvilluar takime me anëtarët e qeverisë dhe drejtuesit politikë të qarqeve, fillimisht në një takim dy-ditor në Pogradec, e më pas në vilat qeveritare pranë fshatit “SOS”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/