×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Dorëheqja e ministres Sala, reagime të forta nga opozita: Shkak superagjencia ‘izraelite’ që do kontrollojë 1.5 miliardë euro tendera

Këtë të mërkurë ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Evis Sala, u dorëhoq pas afro një viti në këtë pozicion. Në mbledhjen e qeverisë, Sala njoftoi dorëheqjen për shkak të impenjmit të saj ndërkombëtar.

Ky zhvillim ka sjellë reagime në kampin e opozitës, me disa deputetë dhe figura aktive që kanë reaguar.

Jorida Tabaku akuzon qeverinë se dorëheqja e ministres së Shëndetësisë vjen në prag të krijimit të një agjencie të re që do të përqendrojë tenderat dhe menaxhimin e barnave. Tabaku e cilëson si një skemë që rrezikon konkurrencën dhe rritjen e kostove, duke përmendur tendera me vlerë rreth 150 miliardë lekë, ose 1.5 miliardë euro.

‘‘Ministrja e Shëndetësisë ka dhënë dorëheqjen pikërisht në momentin kur pritet të krijohet e të me agjenci e re, një super agjenci, një super kompani e cila do të menaxhojë të gjithë tenderat në fushën e shëndetësisë.

Kjo agjenci është shembulli më i mirë i sistemit, është shembulli më i mirë i monopolizimit, përqendrimit në pak duar, i shkatërrimit të konkurrencës, i rritjes së çmimeve, i dëmit që do të bëhet në kurriz të qytetarëve, si dhe sigurisht në favor të të përzgjedhurve të kryeministrit dhe të përzgjedhurve të qeverisë’’, shkruan mes të tjerash Tabaku.

Drejtuesi i departamentit të Shëndetësisë në PD, Ilir Alimehmeti përmes një statusi publik ka ngritur dyshime mbi arsyet e largimit të Evis Salës nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas tij, burimet mediatike flasin për mosdakordësi me një projektligj që lidhet me koncesionet, tenderat dhe kontratat në shëndetësi. Alimehmeti i kërkon Salës të dalë publikisht dhe të sqarojë të vërtetën e largimit.

‘’Burimet mediatike dhe korridoret e Ministrisë së Shëndetësisë konvergojnë drejt mosdakordësisë së saj për te firmosur një projektligj që i dorëzon një dore të vetme të gjithë shëndetësinë me koncesionet, tenderat dhe kontratat e saj.

Nëse kjo është e vërteta e largimit të saj, ajo duhet të ngrihet në lartësinë e detyrës që kishte, të dalë me kokën lart dhe integritetin e ruajtur e ta denoncojë këtë tradhëti ndaj shëndetësisë që bën kryeministri.

Të gjithë do t’i themi “Bravo të qoftë, kaq mund të bëje në këtë sistem të kalbur”, thotë Alimehmeti.

Ai vijon më tej duke thënë se në një vit të plotë Sala nuk ka lënë gjurmë në sistemin shëndetësor të vendit.

‘’Fatkeqësisht në një vit të plotë diellor nuk arriti dot të lërë as gjurmën më të vogël të përmirësimit të sistemit shëndetësor, por vetëm fraza “do të presim të dhëna”, “do të presim deri në fund të vitit”, “nuk kam pasur nevojë për ilaçe dhe nuk e di që janë rritur çmimet”, e të tjera si këto! Të vaftë mbarë angazhimi ndërkombëtar, se për angazhimin kombëtar më mirë të mos flitet më’’, shkruan Alimehmeti.

Edhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi vijon në të njëjtën linjë. Ai akuzon qeverinë se po përgatit krijimin e një agjencie të re që do të centralizojë tenderimet, ilaçet dhe pajisjet shëndetësore.

Këlliçi thekson se në këtë skemë ka interesa të biznesmenit izraelit Sani Sanilevich, mik i kryeministrit Rama dhe i kërkon SPAK-ut të ndërhyjë për të hetuar projektin.

‘’Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë tek miku izraelit i Ramës. Siç e kemi paralajmëruar, projekti i Edi Ramës për krijimin e një agjensie që do marrë shendetësinë në dorë, i dha efektet e para. Largimi i Ministres Sala ka lidhje pikërisht me këtë aferë.

Projektligji që është aktualisht draft, pritet të kalojë me fillimin e sesionit parlamentar, dhe i hap rrugën një biznesi të madh me ilaçet, pajisjet shëndetësore e çdo operacioni logjistik e strategjik nga tenderimi, magazinimi e shpërndarja.

Praktikisht bëhet fjalë për krijimin e një Ministrie Shëndetësie paralele, por me pushtet absolut që sipas gjithë gjasave do të kontrollohet nga miku i ngushtë i Edi Ramës, izraeliti Sani Sanilevich, që është dhe konsull nderi i Shqipërisë, me firmë të vetë Ramës’’, shkruan Këlliçi.

Sipas tij, Sanilevich ka interes që të marrë nën kontroll të gjithë sistemin shëndetësor.

‘’Sanilevich dhe ortakë të tij në biznes, kanë interesa të gjëra që po i vënë në jetë në Shqipëri. Përveç resorteve, fokusi tani është në shëndetësi. Dhe jo vetëm ngritja e një spitali privat, por marrja nën kontroll e gjithë sektorit, me shoqërinë që kërkon të ngrejë Edi Rama’’, thotë në reagimin e tij nënkryetari i PD-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Talent i madh politik por nuk e mbajti dot peshën e pushtetit”/ Ja për kë i thotë këto fjalë Edi Rama

“Talent i madh politik por nuk e mbajti dot peshën e pushtetit”/ Ja për kë i thotë këto fjalë Edi Rama

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot rinisjen e podkastit “Flas...

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot rinisjen e podkastit “Flasim”, ku në episodin e parë u shfaq përballë gazetares Rudina Xhunga. Aju e pyet mes të tjerash edhe për Ilir Metën, të cilin Rama e përshkruan si një “talent politik”. Megjithatë, Rama shton se Meta nuk e mbajti dot peshën e pushtetit dhe u shndërrua në […]

Lexo më shumë

Ngërçi me pagat e magjistratëve, reagon Rama: Vetë Gjykata Kushtetuese po pret parlamentin! Çdo koment tjetër është humbje kohe

Ngërçi me pagat e magjistratëve, reagon Rama: Vetë Gjykata Kushtetuese po pret parlamentin! Çdo koment tjetër është humbje kohe

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar ...

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me ngërçin e krijuar për pagat e gjyqtarëve në vend. Në një reagim në rrjetet sociale, Rama shprehet se secili institucion duhet të jetë në vendi ne vet. Teksa ndaj një video ku paraqitet një pjesë e konferencës së ministrit të Drejtësisë, Rama thotë se vetë Gjykata Kushtetuese është […]

Lexo më shumë

“Pasardhësi duhet të të vrasë”/ Rama flet për largimin nga politika: Do shpëtoni nga unë në momentin që do kaloj atë prag

“Pasardhësi duhet të të vrasë”/ Rama flet për largimin nga politika: Do shpëtoni nga unë në momentin që do kaloj atë prag

Publikuar më 06.09.2026
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se së sh...

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se së shpejti pritet të rikthehet podkasti i tij “Flasim”. Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një përmbledhje të shkurtër nga episodi i parë i sezonit të ri, ku ai do të jetë përballë pyetjeve të Rudina Xhungës. Në video, Rama flet për aktualitetin […]

Lexo më shumë

Himara nën flakë, “zhduket” Vangjel Tavo, kryebashkiaku mungoi edhe gjatë vizitës së Ramës

Himara nën flakë, “zhduket” Vangjel Tavo, kryebashkiaku mungoi edhe gjatë vizitës së Ramës

Publikuar më 05.09.2026
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot nga pranë qytetin e Hi...

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot nga pranë qytetin e Himarës, i cili dje u përfshi nga një zjarr masiv që la pas shtatë banesa të djegura dhe një sipërfaqe të madhe me ullishte të shkretuar. I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe zyrtarë […]

Lexo më shumë

‘’Ç’nuk na vret na bën më t’fortë’’, Rama viziton zonat e prekura nga zjarret në Himarë (VIDEO)

‘’Ç’nuk na vret na bën më t’fortë’’, Rama viziton zonat e prekura nga zjarret në Himarë (VIDEO)

Publikuar më 05.09.2026
Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, e ci...

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në Himarë, e cila dje u përfshi nga një zjarr masiv që la pas shtatë banesa të djegura dhe një sipërfaqe të madhe me ullishte të shkretuar. I shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe zyrtarë të tjerë, […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda