TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me përplasjen mes qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, sa i takon pagave të magjistratëve, të cilat janë ngrirë në Thesarin e Shtetit, për shkak të konfliktit mes dy pushteteve. Gjatë mbledhjes së zgjeruar mes grupit të deputetëve dhe qeverisë, Rama hodhi akuza të forta në drejtim të KLGJ-së dhe KLP-së, për të cilat tha se janë fytyra e dështimit të Reformës në Drejtësi. Rama tha se në rast se ankohen këto institucione për nivelin e pagës, atëherë çfarë mbetet për punonjësit e administratës, që i kanë rrogat disa herë më të ulëta.
“Kur është e pa mjaftueshme për KLP dhe KLGJ paga, përfytyroni për të tjerët. KLP dhe KLGJ, dy struktura që janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi, nëse SPAK dhe GJKKO apo disa të tjera janë fytyra e suksesit, KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit dhe kur këtyre dy trupave që janë qeverisja e gjyqësorit dhe që në fakt qeverisin gjyqësorin më pak se ç’qeveriset gjyqësori nga zakonet e vjetra dhe nga njerëzit mbrapa perdeve, i kanë të pamjaftueshme pagat, disa herë më të larta se pagat tona këtu, parafytyro se si mund të thotë një punëtor i administratës publike që paga është e mjaftueshme.
Është rritur paga e atyre që thonë që paga është e mjaftueshme, por është patjetër më pak se numri i atyre që thonë se është e pamjaftueshme, por ka një element tjetër që është bërë njësoj si paga, pra te gjërat që punonjësit e administratës, thonë se nuk shkojnë është mosndëshkimi i performancës negative.
Punonjësit, që një pjesë e madhe janë ndër njerëzit më të mirë të republikës dhe këtë ma ka vërtetuar fakti, se jo 10, por 1000 punonjës të këtij shteti, kanë shkëlqyer në përfaqësimin e republikës së Shqipërisë në Bruksel, në procesin më sfidues për çdo shtet që do të futet në BE, që është diagnostikimi i problematikave që ka shteti”, tha Rama.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/