×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Qeveria hap fondin e kompensimit për pronarët, 13 675 lekë për metër katror, zonat që përfshihen

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara.

Sipas vendimit, fondi në dispozicion për kompensimin financiar është 840.7 milionë lekë dhe do të përdoret për një sipërfaqe totale prej 61 477 metrash katrorë.

Kompensimi do të shtrihet në disa zona të vendit, përfshirë Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1 dhe 2, Kamzë-Vorë, Elbasan, Shkodër, Pogradec, Lezhë, Fier, Vlorë, Durrës-Kavajë-Krujë, Sarandë, Zonat e Stimuluara, Kukës, Gjirokastër dhe Berat.

Bazuar në shumën totale dhe sipërfaqen e përcaktuar në vendim, vlera e kompensimit është rreth 13 675 lekë për metër katror.

Vendimi përcakton se fondi për kompensimin e pronarëve do të krijohet nga të ardhurat e arkëtuara nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, të cilat burojnë nga kalimi i pronësisë përmes shitjes së parcelave ndërtimore.

Sipas përcaktimit të qeverisë, këto të ardhura do të përdoren për kompensimin e pronarëve, si në rastet kur bëhet fjalë për pasuri shtetërore, ashtu edhe për pasuri në pronësi të të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen.

VENDIM PËR KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET  E LEGALIZUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Elbasan, Shkodër, Pogradec, Lezhë, Fier, Vlorë, Durrës-Kavajë-Krujë, Sarandë, Zonat e Stimuluara, Kukës, Gjirokastër dhe Berat.

2. Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 840 702 155,51 (tetëqind e dyzet milionë e shtatëqind e dy mijë e njëqind e pesëdhjetë e pesë presje pesëdhjetë e një) lekë, për sipërfaqen 61 477,13 (gjashtëdhjetë e një mijë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë presje trembëdhjetë) m², sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi për pasuritë me numrat rendorë sipas kolonës nr.14, të shtojcës nr.1, përkatësisht: nr.7, nr.8, nr.9, nr.10, nr.11, nr.14, nr.20, nr.28, nr.32, nr.33, nr.34, nr.38, nr.39, nr.40, nr.46, nr.49, nr.50, nr.51, nr.53, nr.62, nr.78, nr.79, nr.80, nr.89, nr.101, nr.104, nr.111, nr.113, nr.117, nr.122, nr.128, nr.134, nr.135, nr.137, nr.159, nr.160, nr.164, nr.165, nr.166, nr.167, nr.168, nr.169, nr.170, nr.173, nr.174, nr.175, nr.177, nr.180, nr.181, nr.182, nr.183, nr.184, nr.199, nr.202, nr.203, nr.207, nr.218, nr.220, nr.223, nr.224, nr.226, nr.227, nr.228, nr.229, nr.235, nr.253, nr.258, nr.259, nr.279, nr.284, nr.290, nr.298, nr.300, nr.301, nr.302, nr.319, nr.320, nr.322, nr.324 dhe nr.327, sipas seksionit të veçantë (kolona 19), të shtojcës nr.1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas pikave 3 dhe 4, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

4. Të ardhurat, që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen, përdoren për kompensimin e pronarëve.

5. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Elbasan, Shkodër, Pogradec, Lezhë, Fier, Vlorë, Durrës-Kavajë-Krujë, Sarandë, Zonat e Stimuluara, Kukës, Gjirokastër dhe Berat kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

6. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, k...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mitorvicë, ku viktima është identifikuar se është një 62-vjeçar. Ai është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”. Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e […]

Lexo më shumë

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Publikuar më 06.09.2026
Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjar...

Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjarri raportohet në malin e Tërbunit. Flakët shihen se kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh, mbi fshatin Pezhvë, ndërsa vijojnë të përhapen për shkak se zona ka bimësi të dendur. Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të […]

Lexo më shumë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Publikuar më 06.09.2026
Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar...

Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar në “Grida Duma Poskast”. Teksa foli për rastin më tronditës të cilin i është dashur të ndërmjetësojë, juristja tha se ngjarja vjen nga një familje shumë e pasur shqiptare dhe një çift shumë i njohur për publikun. Çobani shpjegoi se si çifti i njohur […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Publikuar më 06.09.2026
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës ...

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës në Elbasan, duke u kthyer në rrezik për banesat. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

Publikuar më 06.09.2026
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sa...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, i cili çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Mësohet se shumë nga shpërndarësit vinin nga Tirana dhe Elbasani dhe shisnin drogë vetëm gjatë sezonit veror. Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda