Policia ka goditur një rast të trafikimit të armëve nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, teksa një 42-vjeçar ka rënë në pranga.
Mësohet se shqiptari, me nënshtetësi britanike, po tentonte të hynte nga aeroporti i Rinasit me një pistoletë. Arma u gjet në bagazhet e tij, së bashku me plumba. Nuk dihen detaje nëse arma ishte sjellë vetëm për tu shitur, apo do të përdorej nga ky shtetas për ndonjë aktivitet kriminal.
Njoftimi i policisë:
PKK Rinas
Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.
Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i saj.
Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroportin e Rinasit, goditën një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.
Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi shqiptar (me nënshtetësi britanike) S. K., 42 vjeç, banues në Angli.
Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në bagazhet e këtij shtetasi, në dalje të Shqipërisë, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/