14 persona u shoqëruan nga policia mbrëmjen e djeshme, pas tensioneve dhe përplasjeve të krijuara gjatë protestës që u zhvillua tek kryeministria. Sipas gazetares Ermelinda Hoxhaj, mes të ndaluarve është dhe një emigrant shqiptar i ardhur nga Suedia, i identifikuar si Desiderjo Alimuçaj.
Gazetarja tregon se ai u shoqërua me dhunë nga policia, për shkak se ishte ulur në rrugën para Kryeministrisë. Më tej gazetarja shprehet se prindërit e tij janë në suedit dhe janë të shqetësuar për djalin, pasi ai vuan nga astma bronkiale. Të afërmit nuk janë lejuar ta takojnë dhe ai nuk ka ilaçet me vete. Gazetarja shprehet se ai është ndaluar pa të drejtë, pasi nuk ishte duke kryer akte dhune, por po protestonte paqësisht.
Reagimi i plotë:
Mes te arrestuarve ditën e djeshme është dhe Desiderjo Alimuçaj. Ju bashkua protestës në Tiranë në ditën e 94, pas protestave qe ka ndjekur ne Suedi, ku dhe jeton e ka nenshtetesi te dyte. Mbreme policia e shtetit e terhoqi zvarre se ishte ulur ne rrugen para Kryeministrise dhe e kane lene ne arrest per 72 ore. Prinderit i ka ne Suedi dhe jane te shqetesuar per te pasi vuan dhe nga astma bronkiale dhe nuk ka ilacet me vete, nderkohe qe ne te afermit e tij nuk mund ta takojme dhe avokatin se dime se kush eshte se i eshte dhene kryesisht.
A eshte pare nga mjeku ne paraburgimin e Mine Pezes ku po mbahet? Cfare provash keni per ndalimin e tij kur nuk ka ushtruar dhune po ka protestuar paqesisht?
Ky eshte nje urdher politik i Rames, frikacakut, qe i ka ardhur fundi. E shkaterruat kete vend, i larguat te rinjte.
Protesta që nisi 3 muaj më parë si kundërshtim për projektin e resortit luksoz në Zvërnec, mori përmasa të tjera duke u shndërruar në një tubim anti-qeveritar, e po ashtu kudnër të gjithë klasës politike. Edhe pse në muajt e verës pjesëmarrja u pakësua, organizatorët e protestës paralajmëruan se në shtator do të kishte përshkallëzime dhe kështu ndodhi që në ditën e parë të muajit. Kryeministri Edi Rama ndodhej brenda zyrës së tij dhe kjo acaroi tubuesit, që kërkuan të hynin brenda godinës. Por policia nuk i lejoi dhe kjo solli përplasje. Pas përplasjeve, policia ka shoqëruar plot 14 persona.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/