Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur qytetin Gy, në lindje të Francës, ku katër persona janë gjetur të pajetë në një zonë kampingu.
Viktimat janë dy fëmijë, 6 dhe 9 vjeç, babai i tyre 42-vjeçari Jean-Paul Monnot, si dhe nëna e bashkëshortes së tij, e cila ishte edhe gjyshja e fëmijëve.
Sipas hetimeve paraprake dhe raportimeve të mediave franceze, dyshohet se autori i ngjarjes është babai i dy fëmijëve. Gazeta franceze L’Est Républicain raportoi se 42-vjeçari dyshohet se ka përdorur armë zjarri për të vrarë familjarët dhe më pas ka qëlluar veten.
Një tjetër detaj i rëndë që po hetohet nga autoritetet është se burri dyshohet se ka filmuar ngjarjen dhe më pas ia ka dërguar videon bashkëshortes së tij, me të cilën ishte në proces ndarjeje. Sipas raportimeve, në mesazhin e dërguar ai kishte përfshirë edhe një kërcënim ndaj saj.
Trupat u gjetën mbrëmjen e 2 shtatorit në një kamping ku familja kishte parkuar mjetet e saj. Një prej viktimave u gjet brenda një furgoni, ndërsa tre të tjerët në ambientet e kampingut.
Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe dinamikën që çoi në këtë tragjedi.
Çifti ishte në proces divorci. Sipas burimeve të cituara nga mediat franceze, pavarësisht krizës në marrëdhënie, ata po ndërtonin një shtëpi përpara se të nisnin procedurat e ndarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/