Policia e Beratit ka reaguar lidhur me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një qytetar duke kundërshtuar shoqërimin nga efektivët e policisë në banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur më 3 gusht, në fshatin Krekëz të Kuçovës, ku dy vëllezërit Toska janë konfliktuar për çështje pronësie.
Sipas policisë, Dashnor Toska dyshohet se ka kërcënuar me armë gjahu vëllanë e tij, i cili më pas ka njoftuar autoritetet. Ndaj Toskës ka nisur një procedim penal, ndërsa ai po hetohet në gjendje të lirë.
Reagimi i Policisë së Beratit vjen pas publikimit të videos në rrjetet sociale, e cila ka ngjallur reagime dhe akuza nga opozita për përdorim të dhunës nga efektivët gjatë shoqërimit.
Në qendër të debatit është edhe fakti se ndërhyrja e policisë është kryer në prani të fëmijëve.
Reagimi i Policisë:
Në lidhje me videon e publikuar më sipër, bëhet fjalë për një konflikt mes dy vëllezërve Toska, ngjarje e ndodhur rreth një muaj më parë, më 3 gusht 2026, në fshatin Krekëz të Kuçovës.
Sipas informacionit të policisë, konflikti ka nisur për çështje pronësie dhe toke. Gjatë debatit, shtetasi Dashnor Toska dyshohet se ka kanosur me çifte vëllain e tij, i cili më pas ka njoftuar policinë.
Pas mbërritjes së efektivëve, Dashnor Toska dyshohet se ka kundërshtuar shoqërimin drejt Komisariatit të Policisë Kuçovë, ku më pas është marrë në pyetje.
Ndaj shtetasit Dashnor Toska, më datë 3 gusht 2026, ka nisur procedimi penal për veprën penale të “Kanosjes”, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/