×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Pushka e kuqe” e Mirditës! Si nisi saga e vrasjeve mes fisit Reçi dhe Bardhi, që vijon ende të marrë jetë

Një ndër historitë më të rënda të gjakmarrjes, ajo mes fiseve Reçi e Bardhi në Mirditë “goditi” sërish ditën e sotme, duke marrë një tjetër jetë. Viktor Bardhi u gjet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij në fshatin Ndërfushaz. Policia njoftoi se po heton një pistë kryesore, por pa dhënë detaje. Megjithatë, konflikti i fisit Bardhi me Reçët është i njohur për të gjithë.

Por si nisi saga e vrasjeve të gjakmarrjes që vijon prej më shumë se 30 vitesh? “Shekulli” ju sjell më poshtë një përmbledhje të ngjarjeve të rënda.

Gjithçka do të niste më 1 maj të vitit 1995, ditë kur do të ekzekutohej Ilir Reçi. Përplasja kishte nisur pas një konflikti mes Ilir Reçit dhe një prej pjesëtarëve të familjes Bardhi. Reçi, i konsideruar në atë kohë si një prej personave me ndikim në Rrëshen, i kishte kërkuar pjesëtarit të familjes Bardhi që familjarët e tij të mos kalonin lumin Fan dhe të hynin në qytet. Pas këtij konflikti, Pjetër Bardhi, në atë kohë oficer ushtrie, shkoi në Rrëshen dhe qëlloi për vdekje Ilir Reçin me armën e shërbimit.

Nga ajo ditë, vrasjet do të vazhdonin, duke përfshirë edhe dy fise të tjerë, fisin Jaku dhe Gjini. Këta të fundit do të ishin aleatët e fisit Bardhi, teksa ata nga familja Jaku, ishin krah Reçëve.

Krimi i radhës do të ndodhte 21 vite më pas, si për të treguar se “gjaku nuk falet”.

Më 9 shtator 2016, Saimir Jaku, drejtues i linjës së Tensionit të Lartë për veriun në OSHEE, u qëllua për vdekje në një lokal në Rrëshen. Dy persona të armatosur hapën zjarr me kallashnikov, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Vetëm një vit më pas, më 28 prill të vitit 2017, Gasper Reçi 43 vjeç, nga Rrësheni, u vra me armë zjarri në banesën e tij në Tor Vergata të Romës. Ai u qëllua me katër plumba. Në banesë ndodhej edhe vajza e tij. Autorët nuk u identifikuan në atë kohë.  Dyshimet sigurisht ranë mbi fiset Gjini e Bardhi.

Pas katër muajsh, hakmarrja do të godiste në anën tjetër. Këtë herë, një prej anëtarëve të fisit Gjini do të ekzekutohej.

Më 6 shtator 2017, Kreshnik Gjini, 31 vjeç, u vra në komunën Forest të Belgjikës. Dy persona të maskuar e qëlluan teksa po hynte në automjetin e tij. Në atë kohë u ngritën dyshime se vrasja mund të kishte lidhje me ekzekutimin e Gasper Reçit në Romë.

Dy vite më pas, në gusht 2019, Armando Gjini do të vritej  me armë zjarri në qendër të Rrëshenit. Edhe kjo vrasje u pa në kuadër të historisë së përplasjeve që kishte përfshirë familje të ndryshme të zonës.

Edhe pse të goditur për dy vite resht, familjet Bardhi e Gjini do të mblidhnin forcat duke reaguar.

Më 7 janar 2020, Kastriot Reçi u vra pranë lokalit të tij në qendër të Rrëshenit. Ai u qëllua nga distanca ndërsa po lëvizte në këmbë. Vrasja e tij do bënte që Reçët të reagonin sërish.

Në shtator 2020, Preng Gjini mbeti i plagosur rëndë nga një shpërthim me eksploziv në Tiranë. Ngjarja ndodhi në një zonë të populluar të kryeqytetit dhe në atë kohë u lidh me dyshimet për hakmarrje që buronin nga konfliktet në Mirditë.

Tre vite më vonë, do të goditej fisi Bardhi, ku Martin Bardhi, i njohur edhe si Marjan Marku, u vra në lokalin e tij në Rrëshen. Ai sapo ishte liruar nga qelia kur u ul në lokal. Një automjet i dyshuar se përdorej nga autorët ishte parë disa herë në zonën pranë biznesit. Më pas, ndaj tij u hap zjarr me armë automatike. Martin Bardhi mbeti i vrarë në vend, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën. Automjeti i dyshuar si i autorëve u gjet më vonë i djegur në fshatin Gëziq.

Fisi Bardhi do të merrte tjetër godite, pasi në vitin 2025 do të ekzekutohej edhe Kristian Bardhi allias Marku. I riu u vra në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025, ndërsa autorët që dyshohet se kanë qenë 3, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Nga kjo pikë, autorët e kanë ndjekur me makinë dhe më pas e qëlluan më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip “Shars”. I riu mori 3 plumba në trup dhe makina që udhëtonte, pas atentatit është përplasur disa herë me trafikndarësin, deri sa ka ndaluar.

Prita, breshëri plumbash, atentate të mirëorganizuar, makina të djegura dhe autorë që nuk u njihet a “nam” e as “nishan” Këto fjalë përkufizojnë këtë histori gjakmarrjeje, që mirditorët e kanë pagëzuar me emrin “Pushka e kuqe”. Dhe me krimin e sotëm, duket se kjo pushkë do vazhdojë të godasë, për sa kohë që shteti nuk arrin të ndërhyjë dhe të vendosë para drejtësisë përgjegjësit./ SHEKULLI

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Tmerr/ 62-vjeçari shqiptar gjendet e i vdekur në mes të rrugës

Publikuar më 06.09.2026
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, k...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë, ku një person është gjetur i pajetë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Mitorvicë, ku viktima është identifikuar se është një 62-vjeçar. Ai është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”. Rastin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e […]

Lexo më shumë

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Nga protesta e 100-të tek rrethimi i Kuvendit/ Çfarë do të ndodhë me “flamingot” më 7 dhe 8 shtator

Publikuar më 06.09.2026
“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 1...

“Revoluvcioni Flamingo” shënon ditën e nesërme protestën e 100-të, që kur qytetarët zbritën në shesh. Tubimet që nisën si kundërshtim për projektin e planifikuar për tu ndërtuar në zonën e Zvërnecit dhe në ishullin e Sazanit, shumë shpejt u kthyen në protesta të mëdha, kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama por edhe të gjithë klasës politike. […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Video/ Zjarr i madh në malin e Tërbunit! Rreth 3 mijë hektarë mes flakëve

Publikuar më 06.09.2026
Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjar...

Pamje të rënda vijnë nga Puka, atu ku një vatër e madhe zjarri raportohet në malin e Tërbunit. Flakët shihen se kanë përfshirë sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh, mbi fshatin Pezhvë, ndërsa vijojnë të përhapen për shkak se zona ka bimësi të dendur. Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të […]

Lexo më shumë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Kush është çifti i njohur që puthen e përqafohen në publik, por jetojnë të ndarë? Rrëfimi tronditës i Eni Çobanit: Nga tradhtia lindi një fëmijë

Publikuar më 06.09.2026
Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar...

Eni Çobani ka bërë një rrëfim tronditës, teksa ishte e ftuar në “Grida Duma Poskast”. Teksa foli për rastin më tronditës të cilin i është dashur të ndërmjetësojë, juristja tha se ngjarja vjen nga një familje shumë e pasur shqiptare dhe një çift shumë i njohur për publikun. Çobani shpjegoi se si çifti i njohur […]

Lexo më shumë

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Video/ Dy ditë pas zjarrit katastrofik, Vangjel Tavo zbret në terren: Prioriteti ynë është të jemi pranë banorëve

Publikuar më 06.09.2026
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pa...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka zbritur në terren pas zjarreve që goditën qytetin në jug të vendit. Tavo ka publikuar disa pamje në rrjetet sociale, ku shfaqet pranë qytetarëve, të cilëve iu dogjën banesat apo tokat gjatë zjarrit katastrofik, dy ditë më parë. Tavo tha se ekipet po evidentojnë dëmet dhe po qëndrojnë pranë […]

Lexo më shumë

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Video/ Zjarr në Krastë të Elbasanit! Flakët shumë pranë banesave

Publikuar më 06.09.2026
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës ...

Një zjarr i madh ka përfshirë zonën pranë Kodrës së krastës në Elbasan, duke u kthyer në rrezik për banesat. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilët kanë mobilizuar tre mjete dhe 12 efektivë për të vënë nën kontroll flakët. Për shkak të afërsisë me banesat, ndërhyrja është fokusuar në izolimin […]

Lexo më shumë

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

“Ata që përgatitën mashtrimin, janë pas hekurave”/ Berisha nga SHBA-ja për “non grata”-n: Qëndroj me dy këmbë në tokën që donin të ma ndalonin

Publikuar më 06.09.2026
Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Kryedemokrati Sali Berisha ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka zhvilluar një takim me shqiptarët në New Jersey. Berisha është ndalur të flasë edhe për shpalljen “non grata” nga DASH 5 vite më parë, duke thënë se sanksionet erdhën pas mashtrimit të krijuar nga ekstremi i majtë. Ai shtoi se sot ata janë […]

Lexo më shumë

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

“Punonjës sezonalë” për të shitur drogë në Sarandë! Zbulohet si funksiononte grupi kriminal i “Boraqit”

Publikuar më 06.09.2026
Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sa...

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni anti-drogë në Sarandë, i cili çoi në kapjen e 20 persona, mes tyre edhe 49-vjeçarin Altin Arapi, i njohur me pseudonimin “Boraqi”. Mësohet se shumë nga shpërndarësit vinin nga Tirana dhe Elbasani dhe shisnin drogë vetëm gjatë sezonit veror. Ata shpërndanin lëndë narkotike në zonën e Ksamilit dhe […]

Lexo më shumë
car rental tirana real estate saranda