Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar sot kërkesën për lirim, të paraqitur nga biznesmeni Ilir Shtufi.
Biznesmeni, i ndaluar në Greqi pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK në lidhje me dosjen “Aruba”, do vijojë të qëndrojë në burg për akuzat “pjesëmarrje në grup kriminal” dhe “pastrim parash”.
Ilir Shtufi u ndalua në muajin qershor në Selanik dhe pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë për tu përballur me akuzat.
Ai është biznesmen në fushën e ndërtimit dhe pronar i kompanisë “Nova Construction”, e cila ka ndërtuar disa nga kullat në kryeqytet, mes tyre dhe projektin e quajtur “Mali i Tiranës. Ai akuzohet se ka marrë pjesë në takime me anëtarë të grupeve kriminale, që janë zhvilluar në Aruba dhe ku dyshohet se janë lidhur marrëveshje për pastrimi ne parave të gjeneruara nga aktiviteti kriminal.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/