E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Makina përplaset me pirunin ngritës në Roskovec, dëmtohet 62-vjeçari, niset drejt Traumës

Ilustrim · Vizion Plus

Një aksident është regjistruar ditën e sotmë në aksin rrugor “Kurjan–Roskovec”.

62-vjeçari teksa drejtonte makinën e tij është përplasur me një mjet teknologjik (pirun ngritës)

Si pasojë e përplasjes 62 vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

“Në aksin rrugor “Kurjan–Roskovec”, shtetasi S. H., 62 vjeç, duke drejtuar një motomjet, është përplasur me një mjet teknologjik (pirun ngritës), me drejtues shtetasin J. F., 34 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi S. H. ka marrë dëmtime në këmbë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh