E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Java e tretë e ‘Superiores’, Egnatia-Skënderbeu, duel me objektiva të ndryshme në javën e tretë

Ilustrim · Vizion Plus

Java e tretë e “Superligës Shqiptare” nis sot me përballjen mes Egnatias dhe Skënderbeut, që do të zhvillohet në orën 18:30.

Rrogozhinasit vijnë në këtë takim si favoritë, pas një starti perfekt të sezonit.

Egnatia ka regjistruar dy fitore në dy javët e para, duke triumfuar fillimisht 3-0 ndaj Tiranës dhe më pas 3-1 kundër Vorës.

Skuadra e drejtuar nga Dede kërkon të vijojë serinë pozitive dhe të ruajë kreun e klasifikimit.

Në krahun tjetër, Skënderbeu ka një bilanc më modest në dy ndeshjet e para. Korçarët barazuan në debutim ndaj Vllaznisë, ndërsa në javën e dytë u mposhtën nga Dinamo.

Me 6 pikë të grumbulluara, Egnatia kryeson kampionatin, ndërsa Skënderbeu ndodhet në vendin e tetë me vetëm 1 pikë. Për korçarët, sfida e sotme përfaqëson një mundësi për të reaguar, ndërsa vendasit synojnë një tjetër trepikësh që do t’i mbajë në krye të Superiores.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh