Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

E KRYER/ Nuk ka ndryshim destinacioni, portieri hero i Kupës së Botës ndan mendjen për të ardhmen

Shkruar nga Newsbomb
E KRYER/ Nuk ka ndryshim destinacioni, portieri hero i Kupës së
Vozinha

Vozinha drejt Colo Colo është e shkruar që të ndodhë. Kështu, sipas raportimeve që vijnë nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano që ka ndarë një foto në profilin e tij në “X” teksa shkruan se portieri që i mahniti të gjithë me Kepin e Gjelbër në Kupën e Botës është duke udhëtuar drejt Kilit për kryerjen e këtij operacioni.

Vetë 40-vjeçari u përfol se do të anulonte këtë transferim, ndërsa ishte duke negociuar po ashtu me klubin maroken të RS Berkane, por tashmë kjo pistë alternative mbetet histori e së shkuarës.

Vozinha ishte një prej futbollistëve më të spikatur në Botërorin që lamë pas, duke fituar një reputacion të rrallë dhe ndikim të jashtëzakonshëm përtej fushave, ndërsa përfitoi edhe një rritje galopante në rrjetet sociale, duke numëruar 29.5 milionë ndjekës.

Sa i takon paraqitjeve në fushë, ai u bë protagonist në barazimin 0-0 ndaj Spanjës dhe në atë ndeshje të çmendur përballë Argjentinës, 2-2 në kohën e rregullt.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese