Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Tragjedi në Greqi, humbin jetën piloti dhe koordinatori i një prej helikopterëve, publikohet momenti i përplasjes (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedi në Greqi, humbin jetën piloti dhe koordinatori i një
Helikopteri i rrëzuar

Një tragjedi ka ndodhur këtë të diel në Greqi, dy helikopterë zjarrfikës që vepronin në zjarrin e Psathas në Atikën Perëndimore u përplasën me njëri-tjetrin.

Në bordin e të dy helikopterëve ndodheshin pilotë me origjinë rumune, ndërsa koordinatorët ishin grekë. Mjetet ajrore ishin marrë me qira nga Shërbimi Zjarrfikës i Greqisë dhe secili prej tyre kishte një ekuipazh prej dy personash.

Mediat greke bëjmë me dije se piloti rumun dhe koordinatori grek i njërit helikopter thuhet se kanë vdekur, ndërsa piloti britanik dhe koordinatori grek i helikopterit të dytë janë gjallë pas përplasjes.

Kompania që mori me qira dy helikopterët raportuan se sipas indikacioneve fillestare, pas përplasjes ka një gabim njerëzor dhe nuk ka raportime për defekte teknike.

Menjëherë pas përplasjes, në vendngjarje u dërguan katër ambulanca të EKAB-it dhe një njësi e lëvizshme mjekësore për t’u ardhur në ndihmë të prekurve.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese