Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit në Ksamil! E pëson keq drejtuesi i skafit, gjobitet me 5 milionë lekë

Shkruar nga Newsbomb
Shkeli perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit
mjeti lundrues

Një drejtues i një mjeti lundrues është gjobitur me 5 milionë lekë nga ana e policisë, pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë dhe ka rrezikuar jetën e pushuesve në Ksamil.

Policia bën me dije se gjatë një kontrolli, kanë konstatuar një mjet lundrues (gomone), i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë,  duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në plazh.

Më tej “blutë” theksojnë se pas veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa drejtuesi i tij, me gjobë me vlerë 500 000 lekë të rinj.

Njoftimi i policisë:

Ksamil/ Shkel perimetrin e sigurisë me mjet lundrues, duke rrezikuar pushuesit, ndëshkohet me 500 000 lekë të rinj drejtuesi i mjetit.

Bllokohet edhe mjeti lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare vijojnë me intensitet kontrollet dhe patrullimet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së pushuesve dhe respektimin e rregullave të lundrimit.

Gjatë patrullimit në sektorin detar të Ishujve të Ksamilit, te “Plazhi Publik”, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues (gomone), i cili kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë,  duke rrezikuar pushuesit që ndodheshin në plazh.

Në përfundim të veprimeve administrative, mjeti lundrues u bllokua, ndërsa drejtuesi i tij, shtetasi A. B., u ndëshkua me masë administrative 500 000 lekë të rinj.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese dhe subjektet që operojnë me to, të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese