Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar marrëveshjen e huasë direkte me vlerë 302 milionë dollarë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak për fushën e mbrojtjes.
Kjo marrëveshje parashikon financimin e kapacitetve mbrojtëse të Shqipërisë dhe forcimin e bashkëpunimit strategjik me SHBA-në në fushën e sigurisë.
Në dekretin e firmosur më 30 korrik, por të bërë publike sot, kreu i shtetit ka shpallur ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”. Dukë dhënë kështu edhe pëlqimin për hurjen menjëherë në fuqi të këtij ligji.
