Dhjetëra efektivë të shërbimit zjarrfikës janë angazhuar për të vënë nën kontroll një zjarr masiv që kë përfshirë fshatin Gurshpatë në bashkinë e Librazhdit.
Relievi i thepisur malor ka krijuar vështirësi që të realizohet ndërhyrja e menjëhershme, ndërsa era dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.
Autoritetet ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën për të shmangur përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Ata u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin veprime që mund të shkaktojnë vatra të reja zjarri.
Momentalisht nuk raportohet për persona të lënduar. Më herë qarku i Elbasanit ishte paralajmëruar nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile si një nga zonat me rrezik të lartë që mund të preket nga zjarret.
