Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tragjedi në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari humb jetën pas një arresti kardiak në det (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Tragjedi në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari humb jetën pas
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në plazhin e Pishporos, në Fier, ku jetën e humbi shtetasi Durim Dogani, 49 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak menjëherë pasi ka hyrë në ujë. Në vendngjarje reaguan shpejt si shërbimi i ambulancës ashtu edhe forcat e Policisë.

49-vjeçari u transportua ende me shenja jete drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku mjekët bënë përpjekje për ta shpëtuar. Fatkeqësisht, pak kohë më vonë ai ndërroi jetë.

Policia po kryen veprimet e nevojshme procedurale për të sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja, ndërsa hipoteza paraprake mbetet ajo e një arresti kardiak.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese