Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mbushën me hashash tokën e shtetit në Dibër, blutë arrestojnë në flagrancë dy persona (PAMJE-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Mbushën me hashash tokën e shtetit në Dibër, blutë
Pamje nga vendngjarja

Janë vënë në pranga ditën e sotme dy persona në Dibër, të cilët kishin kultivuar në një pronë publike të territorit të bashkisë në fjalë, më shumë se 1000 bimë të dyshuar Cannabis Sativa.

Blutë bëjnë me dije se falë një operacioni në bashkëpunim me Policinë e Matit dhe të Kamzës, kanë finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Deja”.

Gjatë operacionit të kryer, në një parcelë të kultivuar në vendin e njohur ndryshe si “Liqeni i Lukanit”, pronë publike në territorin e bashkisë Dibër, bëhet me dije se u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit A. K., 38 vjeç, banues në Kamëz, dhe A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Derjan, bashkia Mat.

Po ashtu, raportohet se 1121 bimët narkotike Cannabis Sativa, u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/Kontrolle intensive nga toka dhe monitorim me dronë nga ajri për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Deja”.

Kishin kultivuar 1121 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Asgjësohen me djegie 1121 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Si rezultat i informacioneve policore të siguruara nga specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, Komisariatit të Policisë Mat dhe Komisariatit të Policisë Kamëz, u finalizua operacioni policor antidrogë i koduar “Deja”.

Gjatë operacionit, në një parcelë të kultivuar në vendin e quajtur “Liqeni i Lukanit”, pronë publike në territorin e bashkisë Dibër, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit A. K., 38 vjeç, banues në Kamëz, dhe A. B., 39 vjeç, banues në fshatin Derjan, bashkia Mat.

Nga kontrolli u konstatuan të kultivuara 1121 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Policia e Dibrës apelon për të gjithë qytetarët, veçanërisht për banorët e zonave rurale, që të denoncojnë menjëherë çdo rast apo indicie për kultivimin e bimëve narkotike.

Bashkëpunimi me Policinë mbetet thelbësor për parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni me pasoja penale dhe sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese