Është gjobitur me një shumë prej 2 milion lekësh të vjetra një lokal në zonën e Velipojës, për shkak të tejkalimit të normave të lejuara të muzikës.
Blutë e Shkodrës kanë bërë me dije se në kuadër të kontrolleve të ushtruara në terren, janë testuar me matës të zhurmës disa subjekte në bregdet, nga ku është konstatuar muzikë mbi nivelin e lejuar në 1 lokal në Velipojë.
Për rrjedhojë bëhet me dije se pronarja e këtij lokali, u ndëshkua me masë administrative 200 000 lekë të rinj.
Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për gjenerimin e muzikës në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.
Ndërsa bëhet me dije se vijon intensivisht zbatimi i detyrave të parashikuara në planin e masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.
Njoftimi i Policisë:
Ndëshkohet 1 pronare lokali me masë administrative 200 000 lekë të rinj, pasi në lokalin që administronte, në Velipojë, gjenerohej muzikë mbi nivelin e lejuar, gjatë mbrëmjes.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, sipas hartëzimit të zonave me risk për ndotje akustike, kanë vijuar kontrollet në terren, bazuar edhe në ankesat e qytetarëve.
Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonat turistike, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007, "Për administrimin e zhurmës në mjedis", i ndryshuar.
Nga matjet e realizuara sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, është konstatuar muzikë mbi nivelin e lejuar në 1 lokal në Velipojë.
Për këtë shkelje, administratorja e këtij lokali, shtetasja E. Gj., 23 vjeçe, u ndëshkua me masë administrative 200 000 lekë të rinj.
Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për gjenerimin e muzikës në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.
Gjithashtu, vijon intensivisht zbatimi i detyrave të parashikuara në planin e masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.
Policia e Shkodrës mbetet e angazhuar për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët.
