Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndryshohen rregullat brenda radhëve të Policisë, Hita do të shpërblejë me grada efektivët në varësi të performancës

Shkruar nga Newsbomb
Ndryshohen rregullat brenda radhëve të Policisë, Hita do të
Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita

Ligji për Policinë e Shtetit ka qenë prej vitesh në qendër të diskutimeve brenda radhëve të bluve, ndërsa ndryshimet e miratuara së fundmi mësohet se prekin gradat e efektivëve.

Me ndryshimet e miratuara mësohet se oficerët tashmë do e kenë më të lehtë rritjen e tyre në detyrë, pasi u duhet të presin më pak kohë se më parë.

Rritja e gradave nga komisar në kryekomisar e pastaj drejtues, tashmë do bëhet brenda një periudhe 4-vjeçare, e cila më parë ka qenë 5 vite.

Qëllimi është që punonjësit me rezultate të mos mbeten peng i afateve formale, por vlerësimi i tyre të mbështetet te performanca dhe puna që ata kryejnë.

Gjithashtu bëhet me dije se falë ndryshimeve të bëra, drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka të drejtën të japë ngritje në gradë edhe para afatit, në raste të veçanta.

Po ashtu bëhet me dije se kryepolici mund të shpërblejë punonjësit e tij me grada pasardhëse në shenjë vlerësimi për akte heroike, sakrifica apo rrezikshmëri të lartë të ndërmarrë në shërbim të rendit dhe luftës kundër krimit.

Tashmë kryepolici ka hapësirë ligjore të promovojë figura të reja duke i dhënë gradat para afatit, në rastet kur vërtetohet me fakte.

Saktësime janë bërë për shefat e komisariateve që do të kenë kusht gradën “komisar” ose “kryekomisar”.

Pas propozimit të deputetit socialist Bujar Rexha, mazhoranca miratoi ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit, duke synuar riformatimin e sistemit të gradave në polici.

Ndryshohen rregullat brenda radhëve të Policisë, Hita do të
 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese