Pamje nga apartamenti në Vlorë
Brenda një ore është shuar flaka që ra papritmas në apartamentin e katit të tretë të një pallati në Vlorë.
Siç mund të shikohet dhe nga pamjet e publikuara nga Fieriweb, një pjesë e dyshemesë së ballkonit të apartamentit është djegur. Ndërsa akoma mbetet i paqartë shkaku i zjarrit.
Po ashtu, vërehet se nuk ka pasur shumë dëme materiale nga zjarri i rënë, e kjo falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve të Vlorës.
Në vendngjarje ndodhen autoritetet vendase të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Video Credits: Fieriweb
Sondazh
Poll

