Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Ishin nisur për në Shqipëri, aksidentohen pesë automjete në autostradën “Ibrahim Rugova", plagosen 7 persona

Shkruar nga Newsbomb
Ishin nisur për në Shqipëri, aksidentohen pesë automjete
Pamje nga vendngjarja

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur ditën e sotme në autostradën “Ibrahim Rugova”, distanca e të cilave ka qenë vetëm 500 metra.

Sipas mediave vendase mësohet se në aksidentin e parë janë përfshirë tre automjete me njëra-tjetrën, duke lënë pas 7 persona të plagosur.

Ndërsa në aksidentin dytë raportohet se janë përfshirë dy automjete. Nga ky i fundit fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi bëhet me dije se automjeteve e përfshira në aksident ishin duke udhëtuar në drejtim të Shqipërisë.

“Në autostradë për Shqipëri kanë ndodhur dy aksidente: në njërin aksident janë të përfshira tri automjete dhe lëndime kanë pësuar shtatë persona. Në aksidentin tjetër (500m më larg) ka ndodhur aksidenti tjetër ku të përfshira janë dy automjete, në këtë aksident nuk ka persona të lënduar” u shpreh Krasniqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese