Bia Khalifa vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, pasi ajo së fundmi ka treguar se ruan një raport miqësor me Lim Hotin.
Në një InstaStory, Bia ka publikuar një video ku shfaqet e ulur në një kafene së bashku me Limin dhe partneren e tij të re. Momenti që ka tërhequr më shumë vëmendje është ai kur Limi shkëmben puthje me partneren, ndërsa Bia e ka shoqëruar videon me një mbishkrim plot humor: "Prapë dola unë e treta e tepërt."
Kujtojmë se Bia Khalifa dhe Lim Hoti kanë pasur më herët një afrimitet mes tyre, ndërsa të dy kanë deklaruar publikisht se njihen prej shumë vitesh.
Megjithatë, videoja e fundit lë të kuptohet se ata vazhdojnë të ruajnë një marrëdhënie të mirë shoqërore, pavarësisht të kaluarës së tyre.
