Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Resorti superluksoz pa leje të Kepi i Rodonit, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe ish-vartësin e tij

Shkruar nga Newsbomb
Resorti superluksoz pa leje të Kepi i Rodonit, Prokuroria dërgon
Ardian Halili dhe resorti

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale ndaj ish kryeinspektorit të IMT-së, Ardian Halili, mbi të cilin rëndojnë akuzat  “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërsa Saimir Mezja, me profesion jurist dhe aktualisht inspektor në IMT Durrës, akuzohet për shpërdorim detyre. Edhe ndaj Mejzës janë mbyllur hetimet.

Kujtojmë se nga hetimet ka rezultuar që ish-kryeinspektori i IMT-së, kishte ndërtuar pa leje kompleksin luksoz “Saint ichelle Rezidence”, i cili u shemb më pas nga IKMT-ja në gusht të vitit të kaluar.

Objekti, i njohur si “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, përfshinte ambiente luksoze, pishina dhe struktura banimi. Hetimet po ashtu u shtrinë edhe mbi dokumentacionin pranë Kadastrës. Halili është shkarkuar nga posti i drejtorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në vitin 2021. Ai ka deklaruar se kontrata i është ndërprerë nga Bashkia që në mars të atij viti, ndërsa vetë institucioni vendor ka bërë me dije se ai kishte dhënë dorëheqjen.

Sipas Vna.al Halili aso kohe ka dëshmur se: “Nuk është aspak e vërtetë se në subjektin “Saint Michelle Rezidence” po kryheshin punime ndërtimi, por duke qenë se nga inspektorët e IKMT-së jam vënë në dijeni se objekti do të prishej, jemi munduar të heqim disa sende, orendi të ndryshme.

Të gjitha punimet që janë kryer janë sipas lejeve të marra nga Bashkia Durrës kohë më parë dhe sot nuk po kryeja asnjë lloj punimi. Këtë që po them e mbështesim me pamjet filmike të regjistruara në objektin tonë.

Në lidhje me punimet e kryera për pergolat, është mbajtur një procedurë nga IMT Durrës, për të cilën Prokuroria ka vendosur mosfillim pasi nuk ka ndërtim të paligjshëm dhe në përfundim të procesit administrativ gjykata na ka dhënë të drejtë, duke vendosur shfuqizimin e vendimeve të marra nga IMT Durrës.

Punimet janë kryer kohë më parë dhe janë në zbatim të lejeve të miratuara nga Bashkia Durrës, për të cilat disponoj dokumentacionin përkatës dhe e vë në dispozicion.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese