Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 27 vatra, 8 ende aktive, vijon ndërhyrja në disa qarqe
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, në orën 20:00 të 3 shtatorit 2026.
Sipas informacionit operacional, gjatë ditës janë raportuar 27 vatra zjarri, prej të cilave 17 janë shuar plotësisht, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 8 vijojnë të jenë aktive.
Në operacionet për përballimin e situatës janë angazhuar 265 forca operacionale dhe 38 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 170 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 3 automjete zjarrfikëse. Ndërkohë, helikopterët e Forcës Ajrore kanë ndërhyrë në katër operacione.
Vëmendja kryesore është përqendruar në qarqet Dibër, Lezhë, Tiranë dhe Shkodër.
Në qarkun Dibër, operacionet vijojnë në zonat Vajkal, Lundre–Madhesh dhe Mallunxë–Lis, me angazhim të forcave tokësore dhe mbështetje ajrore në zonat e Matit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në këto vatra nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Dajt, pavarësisht riaktivizimit të një vatre zjarri, janë angazhuar 60 forca dhe aktualisht nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.
Situata më problematike paraqitet në qarkun Lezhë, veçanërisht në aksin Kalivaç–Zimaj–Kashnjet, ku është realizuar edhe evakuimi i banorëve.
Për përballimin e situatës në këtë zonë janë angazhuar dy helikopterë të Forcës Ajrore, 50 forca ushtarake dhe 3 automjete zjarrfikëse, krahas strukturave vendore.
Ndërkohë, në Mnelë të Vogël, Vau i Dejës, intensiteti i zjarrit është ulur dhe rreziku për zonat e banuara është shmangur. Forcat në terren vijojnë punën për shuarjen përfundimtare të vatrës.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon monitorimin e situatës në të gjithë territorin e vendit, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për ndërhyrje, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve, banesave dhe pasurisë së tyre.
Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)
Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar
Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje
- 22:01 Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)
- 21:54 Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar
- 21:50 Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje
- 21:26 Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë
- 21:08 Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
- 21:00 Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës