Rama: Tirana kryeson aeroportet e Ballkanit, 6 milionë udhëtarë në vetëm 6 muaj
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është renditur në krye të aeroporteve të rajonit për numrin e pasagjerëve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke regjistruar mbi 6 milionë udhëtarë.
Shifrat janë publikuar nga kryeministri Edi Rama përmes një grafiku të shpërndarë në faqen e tij në Facebook. Sipas të dhënave të publikuara prej tij, aeroporti i Tiranës ka regjistruar një rritje prej 17% të numrit të pasagjerëve krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Në renditjen e aeroporteve të Ballkanit, pas Tiranës pozicionohet Beogradi me 4.2 milionë pasagjerë, i ndjekur nga Zagrebi me 2.2 milionë dhe Prishtina me 2.1 milionë.
Më pas renditen Shkupi me 1.8 milionë pasagjerë, Spliti me 1.3 milionë, Dubrovniku me 1.2 milionë dhe Podgorica me 900 mijë pasagjerë. Sarajeva dhe Ljubljana kanë regjistruar rreth 800 mijë pasagjerë secila.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kryeson aeroportet e rajonit për numrin e pasagjerëve në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026. 6 milionë pasagjerë në vetëm 6 muaj, me një rritje prej 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025”, shkruan Rama në postimin e tij.
Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)
Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar
Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje
- 22:01 Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)
- 21:54 Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar
- 21:50 Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje
- 21:26 Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë
- 21:08 Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
- 21:00 Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës