Mediat ruse: Witkoff dhe Kushner do udhëtojnë së shpejti në Kiev dhe Moskë
Negociatorët amerikanë Steven Witkoff dhe Jared Kushner kanë ndërmend të udhëtojnë së shpejti në Kiev dhe Moskë, tha një burim sot për agjencinë e lajmeve TASS.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha mbrëmë se të dërguarit specialë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, pritet të takohen me zyrtarë ukrainas në Kiev në ditët në vijim, pasi pala ukrainase mori konfirmimin e takimeve të planifikuara në Moskë dhe Kiev.
Zelensky, në fjalimin e tij të mbrëmjes drejtuar qytetarëve, tha se ekipi ukrainas që merret me negociatat me përfaqësuesit e presidentit amerikan është në komunikim të vazhdueshëm me Uashingtonin dhe se datat e takimeve të ardhshme janë përcaktuar paraprakisht, sipas Unian.
Presidenti rus Vladimir Putin tha dje se ka shanse për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, duke deklaruar se Presidenti i SHBA-së Donald Trump është i përkushtuar për një angazhim pozitiv dhe konstruktiv mbi këtë çështje.
“Para së gjithash, Rusia dhe Ukraina duhet të arrijnë një marrëveshje reciproke, ndërsa vendet e tjera vetëm mund të ndihmojnë në këtë proces”, tha Putin, raportoi Sputnik.
Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës
Tragjedi në Greqi, rrëzohet avioni luftarak Phantom, humbin jetën dy pilotë (VIDEO)
Witkoff dhe Kushner mbërrijnë në Moskë, priten nga i dërguari i Putinit
- 22:01 Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)
- 21:54 Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar
- 21:50 Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje
- 21:26 Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë
- 21:08 Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
- 21:00 Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës