Goditen dy raste prostitucioni në Tiranë, në pranga shtetaset kolumbiane dhe braziliane
Janë goditur këtë të premte, dy raste të ushtrimit të prostitucionit dhe reklamimit të aktivitetit në rrjete sociale në apartamente me qira.
Policia ka arrestuar 3 shtetase të huaja 46 vjeç, 21 vjeç dhe 23 vjeç.
Sipas informacioneve, 46-vjeçarja nga Brazili shfrytëzonte 21 vjeçaren po ashtu nga Brazili për ushtrimin e aktivitetit të prostitucionit në një apartament të marrë më qira në rrugën “Abdyl Frashëri”.
Në të njëjtën kohë, 23 vjeçarja nga Kolumbia dyshohet se kishte marrë një apartament me qira për ushtrim prostitucioni në rrugën “Hamdi Sulcebe”
Në operacionin e finalizuar “Last Post” jane sekuestruar 6 celularë nëpërmjet të cilëve reklamohej në rrjete sociale, kjo veprimtari.
Kontrollet dhe verifikimet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë në terren dhe në hapësirën digjitale.
Tjetër zjarrfikëse nga Vlora niset drejt Himarës
Himarë, qytetarët largohen me makina nga zonat e rrezikuara prej zjarrit
Himara në luftë me flakët, evakuohen banorët, digjen disa banesa. Mbi 300 forca në terren (VIDEO)
- 22:01 Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)
- 21:54 Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar
- 21:50 Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje
- 21:26 Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë
- 21:08 Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
- 21:00 Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës