Shkodër! Kapen dy persona të shpallur në kërkim për kultivim droge brenda një shtëpie bari

4 Shtator 2026 | 08:53

Dy persona të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, shtëpi bari,  janë kapur dhe vënë në pranga nga Policia e Shkodrës.

Të arrestuarit janë A. B., 28 vjeç, banues në Shkodër, dhe S. B., 25 vjeç, banues në fshatin Zagorë.

Sipas Policisë, dy personat ishin shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Shkodrës kishte nxjerrë urdhër ndalimi ndaj tyre, nën dyshimet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

Hetimet lidhen me një ngjarje të muajit janar 2026, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neonët 5”. Sipas uniformave blu, dy të arrestuarit, në bashkëpunim me persona të tjerë, dyshohet se kishin përshtatur dy ambiente banimi në fshatin Barbullush për kultivimin e bimëve narkotike.

Kultivimi, sipas policisë, kryhej në ambiente të mbyllura dhe me përdorimin e llambave.

Operacioni për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim është zhvilluar pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe kontrolleve të vazhdueshme nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të shtune në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër...
22:01 | 05/09/2026

Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës, duke dhënë të dhënat mbi...
21:54 | 05/09/2026

Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën, avokati Kujtim Ibraj foli për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë, duke e cilësuar...
21:50 | 05/09/2026