Vrasja e Viktor Bardhit në Mirditë, drejtori i Policisë së Lezhës: Kemi persona të shoqëruar, armët e krimit nuk janë gjetur

3 Shtator 2026 | 11:37

Drejtori i Policisë së Lezhës, Ermal Muça, ka dhënë një deklaratë për mediat nga vendi ku u gjet i vrarë Viktor Bardhi në Ndërfushas të Mirditës ndërsa tha se ka disa persona të shoqëruar në lidhje me këtë ngjarje.

“Kemi të shoqëruar, por s’mund të ndajmë informacione të tjera në këtë moment. Armët e krimit ende nuk janë gjetur”, deklaroi Muça.

Muça tha se policia është njoftuar rreth orës 08:55 për ngjarjen e rëndë dhe menjëherë është ngritur grupi hetimor, i cili ka mbërritur në vendngjarje. Sipas tij, Viktor Marku, i datëlindjes 1961, është gjetur i vrarë brenda automjetit të tij.

Drejtori i Policisë së Lezhës bëri me dije gjithashtu se rreth 20 minuta pas ngjarjes, pranë Rubikut, në një fshat është gjetur një automjet i djegur. Për këtë rast është ngritur një grup i dytë hetimor, i cili po punon për mbledhjen dhe fiksimin e provave, si dhe për marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

“Jemi njoftuar rreth orës 08:55 për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Ndërfushas, në Mirditë. Kemi ngritur grupin hetimor dhe kemi ardhur në vendngjarje. Ka rezultuar se një shtetas është vrarë në automjetin e tij, shtetasi Viktor Marku, i datëlindjes 1961. Ndërkohë, po bëhen të gjitha veprimet hetimore. Për rreth 20 minuta pas ngjarjes, afër Rubikut, në një fshat është djegur një automjet. Kemi një grup të dytë hetimor, i cili po kryen veprimet hetimore, po fikson provat dhe po pyeten dëshmitarët”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të shtune në Himarë, në zonën e prekur nga zjarri gjatë natës së kaluar, ku pa nga afër...
22:01 | 05/09/2026

Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar

Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës, duke dhënë të dhënat mbi...
21:54 | 05/09/2026

Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Review” me Greta Topjanën, avokati Kujtim Ibraj foli për vrasjen e Viktor Bardhit në Mirditë, duke e cilësuar...
21:50 | 05/09/2026