Rama ashpërson tonet ndaj KLP dhe KLGJ: Janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi

3 Shtator 2026 | 11:21

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar retorikën ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), duke i cilësuar si “fytyra e dështimit” të reformës në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se reforma në drejtësi ka sjellë edhe rezultate që, sipas tij, përfaqësojnë anën e suksesit, duke përmendur SPAK dhe GJKKO. Ndërsa për KLP dhe KLGJ, kryeministri shprehu kritika të forta.

“Nëse SPAK, GJKKO apo disa komponentë të tjerë janë fytyrë suksesi, KLP dhe KLGJ janë fytyra e dështimit të reformës në drejtësi”, u shpreh Rama.

Kryeministri u ndal edhe te pagat e funksionarëve të sistemit të drejtësisë, duke theksuar se ato janë disa herë më të larta krahasuar me pagat e personave të pranishëm në mbledhje.

Sipas Ramës, diferenca në paga krijon pikëpyetje për perceptimin e punonjësve të administratës lidhur me nivelin e pagës së tyre.

“Parafytyro nga ana tjetër si mund të thotë një punonjës i administratës që i mjafton paga”, deklaroi kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha përkujton 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës: Bijë e madhe e kombit shqiptar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar 10-vjetorin e shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, duke e cilësuar atë si një nga figurat më të...
16:25 | 05/09/2026

Rama reagon për varrimin e Ratko Mlladiç! Mesazh Serbisë: Kasapi s’mund të përcillet me funeral shtetëror

Në funksion të idesë së tij për një integrim gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama solli në vëmendje edhe Serbinë dhe...
14:12 | 05/09/2026

Florjan Binaj, kandidat për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet artisti në Euronews Albania

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka folur për angazhimin e tij politik dhe mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme, gjatë një interviste këtë të...
14:00 | 05/09/2026