Çmimet e larta në Korçë, pensionistët: Me pensionet nuk mbushim dot qesen

3 Shtator 2026 | 18:57

Tregu i shumicës në Korçë nis të gjallërohet që në orët e para të mëngjesit, por për blerësit, mbushja e qeseve është bërë gjithnjë e më e vështirë. Mes klientëve të rregullt janë pensionistët, të cilët thonë se të ardhurat e tyre nuk përballojnë çmimet e ushqimeve, frutave dhe perimeve.

Një prej tyre, e cila jeton në Greqi dhe ndodhet në Korçë për pushime, thotë se ka vënë re një diferencë të madhe mes çmimeve në Shqipëri dhe atyre në Greqi.

 “Të ndryshme, çfarë të gjej. Shumë të shtrenjta. Unë jetoj në Greqi. Në krahasim me të Greqisë janë shumë të shtrenjta dhe me rrogën që marrin, janë shumë të shtrenjta. Bleva se jam e detyruar se më duhen. Pa ngrënë do rri?” thotë një pensionist.

Edhe pensionistë të tjerë thonë se detyrohen të blejnë vetëm produktet më të lira, pasi të ardhurat mujore nuk u lejojnë më shumë.

“Ku i blejmë me këto pensione të pakta që janë? Ku e arrijmë dot? Vijmë, marrim ndonjë gjë, ndonjë domate të lirë. Ku i përballojnë dot, dihet ajo”, shprehet një tjetër.

Por vështirësitë nuk janë vetëm për konsumatorët. Edhe tregtarët flasin për një rënie të ndjeshme të blerjeve, ndërsa kostot e prodhimit, çmimi i inputeve bujqësore dhe mungesa e mbështetjes, sipas tyre, e rëndojnë situatën.

Në tregun e Korçës shqetësimi është i dyfishtë. Pensionistët thonë se nuk përballojnë dot çmimet, ndërsa tregtarët përballen me rënien e blerjeve dhe kostot e larta. Një realitet që tregon se për familjet me të ardhura të ulëta, shporta e përditshme po bëhet gjithnjë e më e rëndë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

40 vite mes zjarrit, hekurit dhe çekanit, Merita sfidoi një zanat të “burrave”: Po ta kesh qejf, e bën (VIDEO)

Merita Hodja ka zgjedhur të sfidojë një profesion të konsideruar tradicionalisht për burra, duke punuar çdo ditë krah bashkëshortit të saj në një punishte në...
20:54 | 04/09/2026

Panairi “DUART” rikthehet në Green Coast, arti dhe mjeshtëria në zemër të bregdetit

Punimet e dorës, materialet dhe procesi krijues pas çdo objekti artizanal ishin në qendër të edicionit të katërt të Panairit të Produkteve Artizanale, i cili...
20:03 | 04/09/2026

Vetmia dhe izolimi i moshës së tretë, ekspertët ngrenë alarmin

Dekadën e fundit, edhe Shqipëria po përballet me një rritje të rasteve të vetëvrasjeve. Statistikat flasin për afro 8 raste për 100 mijë banorë, ndërsa...
19:39 | 04/09/2026