Messit i dedikohet minuta e 10-të në të gjitha ndeshjet e Argjentinës

3 Shtator 2026 | 18:54

Në të gjitha ndeshjet e futbollit argjentinas gjatë këtij vikendi, loja do të ndalet në minutën e 10-të, për një minutë duartrokitjesh në nderim të kapitenit dhe legjendës së kombëtares argjentinase, Lionel Messi.

Vendimi vjen si pjesë e ceremonive për të nderuar Messin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm me fanellën e Argjentinës.

Numri 10, të cilin Messi e ka bartur për vite me radhë, do të jetë simboli i këtij homazhi. Tifozët në stadiume pritet t’i bashkohen duartrokitjeve në një moment emocional për futbollin argjentinas.

Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës 2022, ndërsa më herët fitoi edhe Kupën e Amerikës dhe trofe të tjera me kombëtaren.

Pas një epoke të jashtëzakonshme, futbolli argjentinas do ta përshëndesë “La Pulgan” me një minutë të veçantë në nder të numrit të tij legjendar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simeone konfirmon rikthimin e Alvarez në skuadrën e Atletico Madridit

Julian Alvarez është rikthyer në planet e Atletico Madridit dhe do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës. Trajneri Diego Simeone ka konfirmuar...
13:39 | 04/09/2026

Raporti: FIFA akuzon UEFA-n për “fushatë shpifjesh” kundër Infantinos

FIFA ka akuzuar UEFA-n për kryerjen e një “fushate shpifjeje” të koordinuar kundër presidentit të saj, Gianni Infantino, mes një mosmarrëveshjeje ligjore mbi një plan...
09:38 | 04/09/2026

Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030 (VIDEO)

Komiteti Olimpik i Kosovës ka ndarë momentin e ngritjes së flamurit të Kosovës në stadiumin e Tarantos dhe marrja e flamurit nga kryetari i Prishtinës,...
22:06 | 03/09/2026