Finlanda mban stërvitjen më të madhe civile që nga koha e luftës

3 Shtator 2026 | 18:06

Në një strehë civile e ndërtuar në një masiv shkëmbor, prapa dyerve të projektuara për t’i bërë ballë një sulmi bërthamor ose biologjik, rekrutë finlandezë të veshur me uniforma mbrojtëse dhe maska anti-gaz po masin nivelin e radioaktivitetit teksa marrin pjesë në një stërvitje masive, me pjesëmarrjen e disa mijëra njerëzve.

Në brendësi të strukturës, që normalisht është një sallë sporti, disa qindra persona flenë gjatë natës në shtretër të improvizuar.

Mbi 2 mijë persona, përfshirë vullnetarë dhe studentë, po marrin pjesë në atë që konsiderohet stërvitja më e madhe civile në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në kuadër të skenarit, infrastruktura kritike në qytetin e Kuopios, në qendër të Finlandës, është goditur nga sulme kibernetike dhe ekziston rreziku për sulme me raketa nga Rusia fqinje.

Qëllimi është që autoritetet lokale, por edhe njerëzit e zakonshëm të përgatiten se si të reagojnë nëse ndodhen nën një sulm real.

Por ndërsa bunkerët dhe strehat nëntokësore mund të ofrojnë mbrojtje nga raketat, qytetet janë të pambrojtura nga fushata e akteve të sabotimit që sipas zyrtarëve të BE-së, Rusia po kryen në vende të ndryshme të Unionit.

Kufiri i Finlandës me Rusinë zgjatet mbi 1.300 kilometra nga deti Baltik deri në rrethin Arktik. Në vitin 2024, bashkë me Suedinë, vendi u bashkua me NATO-n, e nxitur nga pushtimi rus i Ukrainës.

Autoritetet ushtarake finlandeze deklaruan se mbrojtja e vendit nuk bazohet vetëm tek mjetet ushtarake, por edhe në mendjen e qytetarëve finlandezë, që janë gati të marrin përsipër përgjegjësitë për sigurinë e vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Greqi, rrëzohet avioni luftarak Phantom, humbin jetën dy pilotë (VIDEO)

Java e Fluturimeve të Athinës në Tanagra u shndërrua në një tragjedi, pasi një avion luftarak Phantom u rrëzua gjatë një demonstrimi, duke shkaktuar vdekjen...
18:37 | 05/09/2026

Pas urimit për jetëgjatësinë e qeverisë, Meloni i përgjigjet Ramës: Miku im gati për rrugën në BE

Kryeministri Edi Rama ka uruar homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, pasi ajo ka vendosur një rekord historik në drejtimin e qeverisë së Italisë. Në...
11:18 | 05/09/2026

Kush është njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë

Ulrich Siegmund, kandidati kryesor për ”Alternativën për Gjermaninë” (AfD) të ekstremit të djathtë në landin lindor të Saksonisë-Anhalt, është bërë një sensacion politik përpara zgjedhjeve...
08:45 | 05/09/2026