8 makina rrethojnë hotelin në Radhimë, dalin pamjet e përplasjes me armë zjarri
Kanë dalë pamjet nga incidenti në Vlorë në një prej hoteleve në zonën e Radhimës.
Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, shihet momenti teksa 8 makina rrethojnë hotelin në Radhimë.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli.
“Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij. Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë”, njofton policia.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.
Tjetër zjarrfikëse nga Vlora niset drejt Himarës
Himarë, qytetarët largohen me makina nga zonat e rrezikuara prej zjarrit
Himara në luftë me flakët, evakuohen banorët, digjen disa banesa. Mbi 300 forca në terren (VIDEO)
- 22:01 Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)
- 21:54 Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar
- 21:50 Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje
- 21:26 Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë
- 21:08 Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
- 21:00 Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës