Rama: Për ata që shpërndajnë dozën e helmit në kanalet sociale, nuk kam ndaluar asnjë lloj proteste
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me raportimet për kufizimin apo çaktivizimin e disa llogarive në rrjetet sociale, të cilat dyshohet se lidhen me protestën. Rama ka mohuar çdo përfshirje të qeverisë në këtë situatë, duke deklaruar se as institucionet shqiptare dhe as shumica e shteteve nuk kanë kapacitetin për të ndërhyrë në këtë mënyrë në platformat sociale.
Ai shton se qeveria ka përballuar çdo protestë, pa kundërshtuar asnjë formë të saj.
“Kurse kujtdo që flet shqip dhe shpërndan nëpër kanalet sociale dozën e helmit të radhës, kësaj radhe për këtë censurën e sofistikuar të profileve, i them se në qoftë e vërtetë kjo punë, jo vetëm regjimi im diktatorial që nuk ka ndaluar asnjë lloj proteste dhe ka përballuar me buzëqeshje tërë lumenjtë e sharjeve me libër shtëpie poshtë dritares, s’ka asnjë lidhje në këtë mes, por për më tepër, as ky shtet dhe as shumica dërmuese e shteteve të këtij planeti, nuk kanë asnjë kapacitet që ta bëjnë një gjë të tillë”, shkruan Rama.
Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)
Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar
Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje
- 22:01 Rama viziton Himarën pas zjarrit: Çfarë s’na vret na bën më të fortë (VIDEO)
- 21:54 Bilanci zyrtar i zjarrit në Himarë: Prefektura e Vlorës: 5 banesa të djegura, 36 persona të evakuuar
- 21:50 Vrasja e 65-vjeçarit në Mirditë, avokati Ibraj: Policia të mbikëqyrë familjet e përfshira në gjakmarrje
- 21:26 Fqinjët rrëfejnë atentatin ndaj Viktor Bardhit në Mirditë: Makina blu e ndiqte nga pas, dëgjuam breshërinë
- 21:08 Eksperti zbulon shifrën tronditëse: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri
- 21:00 Witkoff dhe Kushner përballë Putinit në Moskë, Trump: Kanë një propozim për t’i dhënë fund luftës