AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK thotë se padia ne Itali ndaj Dumanit është manovër procedurale

Prokuroria e Posaçme e ka parë si manovër procedurale kallëzimin penal për “shpifje” të ngritur në Itali ndaj prokurorit Altin Dumani nga familja Çela. Përmes një reagimi zyrtar SPAK theksoi se Dumani po paditet për shkak të detyrës zyrtare institucionale dhe se ky kallëzim po përdoret nga Petrit Çela si instrument për të kërkuar përjashtimin e tij nga dosja e bujshme ku të pandehur janë djemtë e tij Suel dhe Mario Çela.

Vladimir KarajVladimir KarajngaVladimir Karaj
1 month më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
SPAK
Hyrja e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK. | Foto: LSA

Prokuroria e Posaçme, SPAK, e ka cilësuar si një manovër procedurale kallëzimin penal për “shpifje” të ngritur në Verona të Italisë ndaj prokurorit Altin Dumani nga familja Çela, i cili u publikua së fundmi në disa media në vend.

Përmes një reagimi zyrtar të martën, SPAK la të kuptohej se Dumani po paditet në shtetin fqinj për shkak të detyrës së tij, dhe se ky kallëzim po përdoret nga Petrit Çela si taktikë për të hequr prokurorin nga dosja e bujshme ku i biri, Suel Çela, akuzohet si kreu i një organizate ndërkombëtare kriminale.

“I vetmi element i identifikuar që lidh prokurorin Altin Dumani me bashkëpunimin ndërkombëtar në fjalë është nënshkrimi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i një shkrese institucionale”, thuhet në sqarimin që SPAK bëri për publikun, ku shtohet se nisma për hetimin e pasurive të Çelajve në Itali, kishte ardhur nga prokuroria e vendit fqinj.

Familja Çela, përmes Petrit Çelës, ka paditur në prill 2026 në Itali për shpifje prokurorin Altin Dumani. Çështja u arkivua nga drejtësia italiane në maj 2026, por Çela ka apeluar kundër vendimit të arkivimit. Petrit Çela dhe kompania e familjes “Meral SRL” pretendojnë se u është shkatërruar biznesi në mënyrë të padrejtë, pasi u sekuestruan rreth 4 milionë euro asete në Verona me dyshimin e pastrimit të parave nga trafiku i kokainës. Mbrojtja e familjes argumenton se çdo euro ishte e ligjshme.

Ndërkohë, sipas SPAK, Petrit Çela ka përdorur faktin e hapjes së këtij procedimi në Itali për t’i kërkuar SPAK-ut në maj dhe qershor 2026 përjashtimin e Dumanit nga dosja hetimore ndaj organizatës së dyshuar se drejtohet nga i biri. Kjo kërkesë u rrëzua si e pambështetur në ligj nga drejtuesi aktual i SPAK, pasi prokuroria argumenton se Dumani nuk ka pasur rol operativ hetimor, por vetëm rol përfaqësues.

Sipas SPAK, prokurori nuk ka kryer sekuestrime apo marrje në pyetje për çështjen e nisur në Itali, çka e bën të qartë motivin e vërtetë të padisë. “…rezulton lidhja ndërmjet kallëzimit të paraqitur në Itali dhe interesit të drejtpërdrejtë familjar që kallëzuesi Petrit Çela ka në procedimin penal nr.193/2023… si dhe përdorimi i vetë faktit të kallëzimit penal si bazë procedurale për kërkesën e përjashtimit të prokurorit të çështjes”, njoftoi SPAK.

Procedimi nr. 193/2023 në ngarkim të Suel Çelës dhe vëllait të tij Mario Çela, dhe një grupi të dyshuar bashkëpunëtorësh, përfshi një ish-gjyqtare të Elbasanit, u dërgua për gjykim nga SPAK në shkurt të këtij viti. Në këtë dosje, Marius Lulaj, alias Suel Çela, akuzohet për drejtimin e një organizate kriminale të përfshirë në trafik droge nga Ekuadori në Evropë, sigurimin e kushteve për vrasjen e Bled Muça alias Bledar Muça dhe Elvis Koçi, mbajtje pa leje të armëve, si dhe për atentatin me snajper ndaj rivalit Ardjan Çapja në vitin 2020. Sipas SPAK, organizata e Çelës kishte ngritur një skemë të mirëfilltë ndikimi duke korruptuar ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu dhe ish-zyrtarin e policisë Dedan Gjoni për të lehtësuar pozitat e grupit në procese penale dhe rënduar ato të rivalëve.

Etiketa: Altin DumanielbasanGjykata e VeronësItaliKorrupsionKrim i OrganizuarMeral SRLPAKPastrim parashPetrit Çelaprocedim penalsekuestrim pasurieSuel Çela
Tjetri
alb beaches 2 1

Ndotja kërcënon ambicien e Shqipërisë për t'u kthyer në një destinacion turistik në Adriatik

edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
klp bosh

KLP e kthen garën për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

15:27 | 04/09/2026
photo 2026 09 03 21 27 44

Meta pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

11:50 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.