AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Jeta mbi monument: 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit

Gërmimet për zbulimin e amfiteatrit antik të Durrësit filluan 60 vjet më parë dhe vazhdojnë të mbeten edhe sot një punë në progres.

Gëzim KabashiGëzim KabashingaGëzim Kabashi
1 month më parë
në Artikull kryesor, Reportazhe
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
amfiteatri 00
Amfiteatri antik i Durrësit në vitet e para të zbulimit.

Kompozitori Haig Zacharian ishte vetëm 14 vjeç, kur në Durrës filluan punimet për zbulimin e amfiteatrit antik. Shtëpia e tij ishte pjesë e listës së banesave që do të rrafshoheshin për shkak të hapjes së shkallareve, ndërsa ai vetë punoi gjatë verës me grupin e madh të punëtorëve.

“Largoja dherat me karrocë dore, njëlloj si shumë bashkëmoshatarë të mi të lagjes,” kujton Zacharian, sot 74 vjeç.

Pavarësisht planeve, familja Zacharian u zhvendos në vitin 1972, thuajse dy vjet pas ndërprerjes së punimeve, pasi shtëpia e tyre rrezikonte të rrëshqiste në kraterin e hapur të kantierit.

Gërmimet për zbulimin e amfiteatrit antik të Durrësit filluan 60 vjet më parë dhe vazhdojnë të mbeten edhe sot një punë në progres.

Mes viteve 1966-1970, mbi 33 shtëpi u prishën dhe rreth 50 familje u larguan nga lagjia e tyre mes mureve të kalasë, për t’i hapur vend shkallareve dhe galerive, të ngritura siç shkruante historiani Marin Barleti, me “zgjuarsi dhe mjeshtëri të admirueshme”.

Profesori Afrim Hoti ishte asokohe një student i degës së Histori-Gjeografisë, por u bë më vonë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të arkeologut Vangjel Toçi, zbuluesi i amfiteatrit.

Hoti kujton se Toçi i publikoi rezultatet e zbulimit në një artikull në revistën “Monumentet”, duke planifikuar që të përgatiste më tej një botim të posaçëm.

“Ai kishte besim se, për këtë vepër të arkitekturës romake, do të përgatiste për botim një vëllim të veçantë,” thotë Hoti, ndërsa shton se puna e mëtejshme e arkeologut u pengua “nga burokracitë dhe egot e sëmura”.

Ndryshe nga familja Zacharian, familja Bërdaku vazhdon të jetojë edhe sot në të njëjtën banesë shekullore. Nga dritaret, familjarët e saj shohin të gjithë shkallaret në formë elipsi të monumentit të madh.

Ed Bërdaku kujton me radhë familjet fqinje që jetonin mbi monument; familjet Kollçaku, Dhamo, Gagani, Njala dhe Zacharian, Sela, Velja, Gryka, Kthupi, Lipe e Puka, Murga e Kapedani etj.

Sot rreth të 70-ave, Edi thotë se të gjitha familjet duhen kujtuar, sikurse edhe lagja e vjetër e amfiteatrit.

“E mbaj mend grupin e madh të punëtorëve, ku ishte i pranishëm gjithmonë prof. Vangjeli, ndonjëherë edhe 100 vetë,” kujton Bërdaku, ndërsa tregon një episod ku rrëshqitja e dherave rrezikoi jetën e Ilia Toçit, drejtuesit të punimeve.

Profesor Afrim Hoti kujton zbulimin e rastësishëm të strukturave të amfiteatrit, ndërsa shton se edhe më herët kishte gojëdhëna mes banorëve.

“Tek banorët rrëfeheshin gojëdhëna të eksistencës së strukturave të vjetra dhe të nënkalimeve ndën shtëpitë e tyre,” thotë Hoti. “Ishte nuhatja intuitive e Vangjel Toçit, që hodhi hapin e parë në zbulimin e amfiteatrit,” shtoi më tej ai.

Nxjerrja në dritë e strukturave të monumentit dhe emri i arkeologut Vangjel Toçit u bënë kaq të njohur, sa që pati një shtim të ndjeshëm të vizitorëve, jo vetëm vendas, por edhe të huaj.

Profesor Hoti tregon se mes vizitorëve ishin edhe historiani i njohur francez, Louis Robert, një personalitet botëror i epigrafisë greke dhe Alain Ducellier, historian dhe albanolog.

Dhjetra artikuj shkencorë u shkruan më pas për amfiteatrin e qytetit me kulturë 3000-vjeçare. Prof. Afrim Hoti ndjehet mirë që kolana e botimeve shkencore për Durrësin, fillon me përmbledhjen e zbuluesit të amfiteatrit, Vangjel Toçi, “Kërkime arkeologjike”.

Por monumenti më i madh i zbuluar në Shqipëri ka po atë pamje që kishte në fillim të viteve ’70. Asgjë nuk ka ndryshuar. Punimet kanë mbetur pezull, arena ende nuk dihet se si ka qenë, ndërsa familjet që kanë mbetur nuk dinë asgjë për të ardhmen e tyre.

“I vetmi transferim i ri është ai i vitit 2015, kur u kompensuan dhe u larguan nga perimetri i amfiteatrit Dragovojat, Myshketat, Bylykbashët, e ndonjë tjetër,” kujton Ed Bërdaku.

Në sallën e këshillit bashkiak të Durrësit ka një foto të madhe bardh’ e zi të lagjes së amfiteatrit, para se ai të zbulohej.

“Do të ishte mirë që banorët e rinj të Durrësit, por edhe vizitorët e tjerë ta dinë se kush ka banuar deri 60 vjet më parë mbi amfiteatër,” përfundoi Bërdaku.

amfiteatri 02 kisheza kapelaamfiteatri 02 kisheza kapela
Kapela e hershme e amfiteatrit është ndërtuar në shekullin e IV e.s.
amfiteatri grupi i punetoreve me vangjel tocin ne mesamfiteatri grupi i punetoreve me vangjel tocin ne mes
Grupi i punëtorëve me arkeologun Vangjel Toçi në mes.
Etiketa: 60-vjetori i zbulimitAfrim HotiAmfiteatri i DurrësitEd BerdakuHaig ZacharianVangjel ToçI
Tjetri
photo 2026 08 01 20 26 38

Revolucioni i Flamingove si “masa e gjithçkaje”

photo 2026 09 02 21 35 41

Mbyllja e faqeve të mediave në platformat e Meta-s alarmon gazetarët shqiptarë

21:41 | 05/09/2026
edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
klp bosh

KLP e kthen garën për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

15:27 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.