75 Mall Live Search
13:45 / E Premte, 04 Shtator 2026 / KV

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz (Video)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për dorëzimin e një aktakuze për krime lufte të kryera në lagjen e Jasharëve në Prekaz të Skenderajt.

Në konferencën për media, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është duke prezantuar detaje lidhur me rastin, ndërsa po lexon edhe pjesë nga aktakuza e dorëzuar.

Aktakuza lidhet me krimet e luftës të kryera në Prekaz, ndërsa prokuroria pritet të bëjë të ditura detaje të tjera rreth personave të akuzuar dhe veprave penale që rëndojnë mbi ta.