Global Bridge Kosovo sjell gjigantin botëror ULMA Construction në katër tregje të Ballkani
Global Bridge Kosovo ka shënuar një nga arritjet më të rëndësishme në zhvillimin e saj, duke u bërë partner i autorizuar dhe distributor i ULMA Construction për Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Malin e Zi.
ULMA është një nga emrat më prestigjiozë në botë në fushën e sistemeve të kallëpeve, skelave dhe zgjidhjeve inxhinierike për ndërtim, me ekspertizë të dëshmuar në disa nga projektet më komplekse në nivel global.
Për Global Bridge Kosovo, ky partneritet përfaqëson shumë më tepër sesa zgjerimin e portofolios. Ai është një konfirmim i vizionit, kredibilitetit profesional dhe kapacitetit të kompanisë për të përfaqësuar brende globale të nivelit më të lartë në tregjet e rajonit.
Përmes këtij bashkëpunimi, kompanitë ndërtimore dhe investitorët do të kenë qasje në sisteme premium të kallëpeve dhe skelave, zgjidhje inxhinierike të përshtatura për kërkesat e secilit projekt, si dhe mbështetje teknike dhe konsulencë profesionale.
Partneriteti synon të kombinojë ekspertizën globale të ULMA-s me praninë, njohjen e tregut dhe përkushtimin lokal të Global Bridge Kosovo, duke sjellë më afër sektorit të ndërtimit sisteme moderne që përmbushin standarde të larta ndërkombëtare të sigurisë dhe efikasitetit.
Ky bashkëpunim shënon fillimin e një kapitulli të ri në zhvillimin rajonal të Global Bridge Kosovo dhe e forcon pozicionin e saj si një platformë për përfaqësimin dhe distribuimin e brendeve premium në sektorin e ndërtimit dhe industrisë.
Një partner global. Katër tregje strategjike. Një standard i ri për ndërtimin në Ballkan.
ULMA Construction × Global Bridge Kosovo.

