75 Mall Live Search
15:30 / E Premte, 04 Shtator 2026 / A

Dokument/ Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

Vazhdimi i seancës konstituive është caktuar të mbahet më 9 shtator nga kryesuesi i kësaj seance, Avni Dehari

.Deputetët e legjislaturës së re morën ftesën për të marrë pjesë në seancë ku iu shpalos edhe rendi i ditës.

“Seanca konstituive e Kuvendit, filluar më 06.08.2026, i vazhdon punimet të mërkurën, më 09.09.2026, në orën 11:00, në sallën e seancave plenare. Ftohen të gjithë deputetët e Kuvendit”.Në rend dite do të jetë zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit, si dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.