UNMIK-u publikon fotografinë e një vogëlushi pas lufte në Kosovë: “Një moment shprese pas një periudhe të vështirë”
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka publikuar një fotografi të rrallë nga viti 1999, duke sjellë në kujtesë atmosferën e asaj periudhe të rëndë lufte për qytetarët e Kosovës.
Në fotografi shihet një djalë i ri me duart e ngritura lart, mes një turme njerëzish, në një moment që UNMIK e ka cilësuar si simbol të shpresës dhe qëndrueshmërisë së njerëzve pas një periudhe të vështirë, shkruan IndeksOnline.
“Fytyrat u kthyen nga qielli, ndërsa entuziazmi i një djali të ri kap një moment shprese në vitin 1999. Pas një periudhe vështirësish të thella, skena të tilla pasqyronin qëndrueshmërinë e njerëzve dhe shpresat e tyre për të ardhmen”, thuhet në përshkrimin e publikuar nga UNMIK.

