Klodiana Spahiu është propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministre e Shëndetësisë, duke zëvendësuar Evis Salën, e cila një ditë më parë dha dorëheqjen.
Propozimi i Klodiana Spahiut u be sot (3 shtator) në mbledhjen që kryeministri Rama zhvilloi me ministrat, ndërsa emri i saj do t’i kaloje Presidentit per dekretim.
Ndërkohë edhe pse përflitej për ndryshime te tjera në qeveri, mbledhja e sotme nuk solli asnjë emër të ri në kabinetin qeveritar.
Klodiana Spahiu është deputetë e PS për qarkun e Durrësit, ndërsa aktualisht mban edhe postin e nënkryetares së Kuvendit.














