• Kontakt
Sunday, September 6, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Irani synon shtrëngimin e kontrollit mbi internetin

10:48 : 03/09/2026
në BOTA

Ligjvënësit iranianë kanë hartuar një projektligj të ri, i cili synon të intensifikojë censurën online dhe të kufizojë qasjen në internet në vend.

Plani për Rregullimin e Hapësirës Kibernetike është një version i rishikuar i një projektligji të mëhershëm, nga i cili autoritetet hoqën dorë pasi shkaktoi kritika të ashpra në shtetin me rreth 90 milionë banorë.

Legjislacioni i ri i propozuar përjashton disa nga dispozitat më të diskutueshme të projektligjit të mëparshëm – Projektligjit për Mbrojtjen e Hapësirës Kibernetike – por, kritikët thonë se qëllimi mbetet i njëjtë.

Projektligji i ri iu prezantua ligjvënësve më 26 gusht, megjithëse nuk është e qartë se kur do të hidhet në votim.

Përqendrimi i autoritetit

Lexo edhe:

Kriza në Hormuz/ SHBA dhe Irani japin versione të kundërta për sasinë e lëvizjes së naftës

Sa po u kushton amerikanëve lufta me Iranin?

Projektligji i ri do të forconte kontrollin shtetëror mbi internetin dhe do t’i jepte Këshillit të Lartë të Hapësirës Kibernetike kompetencën mbi portat e internetit të vendit. Ky këshill është përgjegjës për monitorimin dhe filtrimin e internetit në Iran dhe anëtarët e tij emërohen nga udhëheqësi suprem i Republikës Islamike.

“Këshilli i Lartë i Hapësirës Kibernetike është njëkohësisht hartues i rregullave, ligjvënës, rregullator dhe, në njëfarë kuptimi, gjykatës”, tha për Radio Farda të Radios Evropa e Lirë eksperti iranian i sigurisë kibernetike me bazë në Slloveni, Puyesh Azizeddin. “Plani i ka përqendruar të gjitha këto kompetenca në këshill”.

Azizeddin tha se legjislacioni i propozuar do ta zhvendoste autoritetin larg Qeverisë – kryesisht nga Ministria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit – dhe do të kufizonte mundësinë e iranianëve për t’i mbajtur përgjegjës vendimmarrësit.

Projektligji do t’u kërkonte ofruesve të shërbimeve të internetit që të verifikojnë identitetin e përdoruesve, një masë që do të dëmtonte anonimitetin online. Platformat online mund të përballeshin me gjoba ose me revokim të licencave për shkak të shkeljeve.

“Përdoruesi iranian mbetet me një internet shumë të kufizuar dhe të mbikëqyrur rreptësisht”, tha ai.

Disa nene të Projektligjit për Mbrojtjen e Hapësirës Kibernetike, nga i cili autoritetet hoqën dorë, janë larguar nga projektligji i ri, përfshirë kriminalizimin e përdorimit të rrjeteve private virtuale (VPN), të cilat fshehin vendndodhjen e përdoruesve të internetit dhe u mundësojnë atyre të kenë qasje në faqet e bllokuar në shtet.

Nenet e tjera kanë mbetur të pandryshuara.

Platformat e huaja online, në rast se do të miratohej projektligji i ri, do të përballeshin me kërkesën që të kenë prani fizike në Iran. Platformat vendore do të përballeshin me gjoba të larta dhe revokimin e licencës për çdo shkelje.

“Ky nuk është një plan i ri”, tha Azizeddin. “Sa herë që tërhiqet, ai transformohet nën një emër të ri dhe rikthehet”.

A do të shndërrohet në ligj?

Projektligji është hartuar në mes të luftës, që po vazhdon, mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, e cila nisi në shkurt. Konflikti ka vrarë dhjetëra zyrtarë të lartë iranianë dhe ka forcuar kontrollin e linjës së ashpër mbi pushtetin në Iran.

Lufta ka bërë që të shtrëngohet siguria në Iran, ku forcat e sigurisë janë dislokuar në qytetet kryesore dhe kritikët e Qeverisë janë arrestuar. Autoritetet gjithashtu e ndërprenë qasjen në internet për gati tre muaj, që është një nga ndërprerjet më të gjata të internetit në historinë moderne.

Vëzhguesit thonë se konservatorët e vijës së ashpër po përfitojnë nga kushtet e kohës së luftës për të vendosur kontrolle më të rrepta mbi internetin.

Por, projektligji i ri ka nxitur kundërshtime serioze nga disa pjesë të Qeverisë, përfshirë Ministrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.

Administrata e presidentit reformist, Masud Pezeshkian, është paraqitur vazhdimisht si e prirë që t’u përgjigjet thirrjeve të iranianëve për lehtësimin e kufizimeve në internet, megjithëse vendimi përfundimtar për këtë çështje i takon udhëheqësit suprem. /REL

Etiketa: InternetIran

Lajme të lidhura

BOTA

Kriza në Hormuz/ SHBA dhe Irani japin versione të kundërta për sasinë e lëvizjes së naftës

22:07 : 04/09/2026
BOTA

Sa po u kushton amerikanëve lufta me Iranin?

09:53 : 02/09/2026
BOTA

Irani godet objektivat amerikane në 4 vende, Trump: Hormuzi është në kontrollin tonë

09:24 : 02/09/2026
BOTA

BE i kërkon Iranit të frenojë programin bërthamor

18:53 : 31/08/2026
BOTA

Çështjet që mund të përcaktojnë se çfarë do të ndodhë me luftën në Iran

12:04 : 29/08/2026
BOTA

Zv.kancelari gjerman – Trumpit: Luftë e pakuptimtë me Iranin, po vuajmë pasojat te karburantet

21:21 : 28/08/2026
Para

Pasi ofendoi protestuesit për 96 ditë, Rama u “kthehet” të tijve: Mos mbyllni veshët para halleve të qytetarëve

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e diel, 6 shtator 2026

23:00 : 05/09/2026

“Nuk shitet Shqipëria por qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës qytetare

22:54 : 05/09/2026

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

22:40 : 05/09/2026

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 mln € për tallava?!

22:26 : 05/09/2026

Kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët e Divjakës sërish në protestë

22:15 : 05/09/2026

21 vatra zjarri në 24 orë, 11 vijojnë të jenë aktive

22:08 : 05/09/2026
Foto ilustruese

Operacion “blic” në Sarandë/ Sekuestrohen armë dhe drogë, disa të arrestuar

21:51 : 05/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioEscortes Belgiqueşile escortMarsbahisMarsbahisiptvdeneme bonusuanında indexcasinofastCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetthe luxe casinothe luxe casinoromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbethuhubetdeneme bonusujojobetJojobetcasibomjojobet girişpokerklaspusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetMarsbahisgrandpashabet