Protesta e 95-të kundër qeverisë ka vijuar mbrëmjen e sotme me marshimin e qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas fjalimeve të mbajtura në sheshin para Kryeministrisë.
Në krye të marshimit janë vendosur studentët, vajzat dhe gratë, ndërsa protestuesit kanë nisur lëvizjen nëpër Tiranë.
Gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kanë kërkuar edhe lirimin e qytetarëve dhe aktivistëve të arrestuar pas përplasjeve të mbrëmjes së kaluar.
“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!, “Edi Rama, të erdhi fundi! Dorëhiqu!”, janë disa prej thirrjeve të protestuesve.
Në fokus të protestës janë vendosur edhe 14 qytetarët dhe aktivistët që mbahen prej rreth 24 orësh në Komisariatin Nr. 3, pas tensioneve të regjistruara një natë më parë pranë Kryeministrisë.














