Në ditën e 92-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës, qytetarët kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, ku nuk kanë munguar ironia dhe kritikat e drejtpërdrejta ndaj kryeministrit.
Një prej pankartave i referohet “Besës”, duke e lidhur këtë koncept me mënyrën e qeverisjes dhe akuzat për luks e propagandë.
“Ju me mbledhje në Lundër e me luks pa mbarim, kodi i ‘Besës’ tuaj është thjesht një mashtrim”, shkruhet në pankartë.
Një tjetër mesazh i shfaqur gjatë protestës është “Republika nuk është pronë”.
Në protestë është shfaqur edhe një pankartë me një mesazh të ashpër ndaj qeverisjes së Ramës: “13 vjet në tradhti, sot na flet për virgjëri. Mos na shit fjalë magjike, nuk ka k*rvë me prani besnike”.
Protesta vijon prej 92 ditësh dhe mbetet një nga format më të gjata të mobilizimit qytetar kundër qeverisë së Edi Ramës.




















