Një bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës.
Nga shpërthimi raportohet paraprakisht për gjashtë persona të lënduar, ndërsa shërbimet e emergjencës janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.
Policia e Lezhës ka dhënë detaje zyrtare mbi shpërthimin e një bombole gazi të ndodhur rreth orës 20:30 në një banesë në fshatin Markatomaj, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur gjashtë persona, mes të cilëve dy fëmijë të mitur 10 dhe 13 vjeç.
Mësohet se, pronari i banesës, S. K., 40 vjeç, ka pësuar dëmtime më të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar. • Cilët të dëmtuarit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon në vendngjarje për dokumentimin e plotë dhe sqarimin e rrethanave të incidentit.
Një i afërm i familjes Kola ku shpërtheu bombula e gazit, ka rrëfyer detaje mbi shpërthimin e bombolës së gazit në fshatin Markatomaj të Lezhës, ku mbetën të plagosur gjashtë persona. • Ai sqaroi se familja jetonte në Itali dhe kishte ardhur në banesën dykatëshe për pushime dhe për një dasmë familjare.
Kryefamiljari Saimir Kola, i cili do të martonte mbesën e tij ditën e nesërme, ka pësuar djegie të rënda dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.













