• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

by Sport Sport
August 29, 2026
in Aktualitet, Kronikë
Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një anije-cisternë me flamur të Sierra Leones nuk u lejua të enjten të ankorohej në radën e Portit të Durrësit, pasi autoritetet shqiptare e identifikuan atë si pjesë të të ashtuquajturës “flotë hije” ruse.

Kapiteni i Portit të Durrësit, Taulant Allkja, i tha BIRN se cisterna “Hanuman”, me numër IMO 9295048, ishte identifikuar nga Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës, GUR, dhe shërbimet partnere si pjesë e “shadow fleet” – një rrjet anijesh të lidhura me transportin e naftës ruse nën regjimin e sanksioneve perëndimore.

Sipas Allkjes, Kapiteneria e njoftoi anijen për ndalimin ndërsa ajo ndodhej rreth 12 milje larg Durrësit, duke mos e lejuar të hynte në radën e portit.

“Anija e mori njoftimin dje nga Kapiteneria në distancën 12 milje larg Durrësit dhe tashmë vazhdon lundrimin në detin Adriatik,” tha Allkja për BIRN.

Të dhënat e publikuara nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës (GUR), të përditësuara më 10 qershor 2026, e identifikojnë “Hanuman” si të përfshirë në transportin e produkteve ruse të naftës drejt vendeve të treta gjatë regjimit të embargos dhe kufizimit të çmimit, të njohur si “price cap”, të vendosur nga G7 dhe Bashkimi Europian.

Allkja tha se, sipas të dhënave të shërbimit ukrainas, në shtator 2025 “Hanuman” transportoi më shumë se 30 mijë tonë produkte ruse të naftës nga porti i Novorossiysk drejt Turqisë.

GUR thotë se tankeri ka kryer gjithashtu vizita në terminalin Sheskharis në Novorossiysk, një kompleks i rëndësishëm për eksportet ruse të naftës dhe pikë fundore e tubacioneve të kompanisë Chernomortransneft, degë e operatorit shtetëror rus të tubacioneve Transneft.

E ashtuquajtura “flotë hije” përbëhet nga një rrjet tanker-ësh që Rusia përdor për të mbajtur në lëvizje eksportet e saj të naftës pas vendosjes së sanksioneve perëndimore për pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës. Këto anije operojnë shpesh me flamuj të vendeve të treta dhe struktura pronësie të vështira për t’u gjurmuar.

Vendet e G7 dhe Bashkimi Europian vendosën në fund të vitit 2022 një kufi çmimi për naftën ruse të transportuar në rrugë detare, së bashku me kufizime për sigurimin, financimin dhe shërbime të tjera të lidhura me transportin.

Shqipëria, vend kandidat për anëtarësim në BE dhe anëtar i NATO-s, është rreshtuar me sanksionet e Bashkimit Europian kundër Rusisë që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.

Të dhënat e trafikut detar tregojnë se cisterna “Hanuman” e kishte vizituar më herët portin e Durrësit, në nëntor 2025.

Një investigim i BIRN, i publikuar në maj 2026, e identifikoi cisternën si pjesë të një liste anijesh të dyshuara për kontrabandë me naftë ruse ose drithëra të vjedhura nga territoret e pushtuara të Ukrainës, të cilat kishin vizituar portet shqiptare që prej vitit 2022, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e sanksioneve të vendosura nga qeveria shqiptare kundër Moskës.

 

Previous Post

Situata me zjarret në vend gjatë orëve të fundit/ 12 vatra të raportuara, më problematike në Dajt dhe Bulqizë

Next Post

Albin Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Sport Sport

Sport Sport

Next Post
Albin Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Albin Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

TË FUNDIT

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026
Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

September 5, 2026
Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

September 5, 2026
Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

September 5, 2026
Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

September 5, 2026
Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

September 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

September 5, 2026
Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

September 5, 2026
Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

September 5, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Elbasan/ Ndërprerje të energjisë për 4 ditë, ja zonat dhe oraret

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL