• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Inceneratori (që nuk ekzston) bën 7 mln euro fitim, por Tirana vijon të mbytet nga plehrat

by Bota Bota
August 29, 2026
in Aktualitet, Kryesore
Inceneratori (që nuk ekzston) bën 7 mln euro fitim, por Tirana vijon të mbytet nga plehrat
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Inceneratori i Tiranës raportoi për vitin 2025 një fitim neto prej 6.7 milionë eurosh dhe 7.9 milionë euro para tatimit. Kjo ndodh ndërsa impianti i incenerimit, investimi kryesor për të cilin u dha koncesioni, nuk është ndërtuar ende, thuajse nëntë vjet pas nënshkrimit të kontratës.

Integrated Energy BV, e sekuestruar nga SPAK dhe e administruar prej tre vjetësh nga shteti, vazhdon të arkëtojë pagesa publike nga bashkitë për depozitimin e mbetjeve.

Sipas bilancit të dorëzuar në QKB, kompania siguroi rreth 16 milionë euro të ardhura dhe një marzh fitimi neto rekord prej 44.8%.

Kapitali i akumuluar ka arritur mbi 44 milionë euro, ndërsa kompania deklaron se gjatë viteve të fundit nuk ka shpërndarë dividendë.

SPAK ka konstatuar se nga nënshkrimi i kontratës deri në vitin 2023, koncesionari arkëtoi 11.3 miliardë lekë, ndërsa për ndërtimin e objektit u investuan vetëm 21 milionë euro.

Ndërkohë që inceneratori merr para, Tirana vazhdon të përballet me kazanë të tejmbushur, mbetje në trotuare dhe erë të rëndë, pavarësisht rritjes së vazhdueshme të fondeve për pastrimin.

Në një raportim gjatë ditës së djeshme, ACQJ shkruante se buxheti për mbetjet dhe pastrimin u rrit nga 2.7 miliardë lekë në vitin 2023 në 4.26 miliardë lekë në vitin 2026.

Eco Tirana po blen edhe 3 mijë kazanë të rinj për 153 milionë lekë, por miliardat dhe tenderët nuk po përkthehen në rrugë më të pastra.

Vetëm gjatë vitit 2025, kryeqyteti prodhoi 288 mijë tonë mbetje, afro 30% të totalit kombëtar.

Impianti kryesor nuk ekziston, pagesat publike vazhdojnë, kompania prodhon miliona euro fitim dhe Tirana mbetet e mbuluar nga plehrat.

A ka histori më të paprecedentë korrupsioni se kjo, ku shteti paguan për një investim të parealizuar, ndërsa qytetarët paguajnë sërish taksën e pastrimit për një shërbim që nuk e marrin?

Tags: InceneratorikorrupsioniplehratTirana
Previous Post

Po kultivonin 355 bimë kanabis, pranga dy personave në Fushë-Arrëz

Next Post

Situata me zjarret në vend gjatë orëve të fundit/ 12 vatra të raportuara, më problematike në Dajt dhe Bulqizë

Bota Bota

TË FUNDIT

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026
Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

September 5, 2026
Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

September 5, 2026
Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

September 5, 2026
Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

September 5, 2026
Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

September 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

September 5, 2026
Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

September 5, 2026
Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

September 5, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Elbasan/ Ndërprerje të energjisë për 4 ditë, ja zonat dhe oraret

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL